Mjekësi e përgjithshme

sht142015

Udhëzuesit ADHD, në shumë raste këshillat nuk ndiqen

tags: ADHD
Mes viteve 2009 dhe 2011 gati 80% e fëmijëve me shqetësime të deficitit në vëmendje dhe hiperaktivë (ADHD) kanë marrë një trajtim me bazë barnash, sipas një studimi të "Centers for disease control and prevention" (Cdc) të publikuar në "Journal of pediatrics", me autore kryesore Susana Visser nga "National center on birth defects and developmental disabilities" në Atlanta. "Në vitin 2011 American academy of pediatrics ka nxjerrë udhëzime të reja mbi trajtimin e ADHD-ve të cilat sugjeronin që të përdorej terapia e sjelljes te fëmijët në moshë parashkollore dhe të lidhin këtë të fundit me barna vetëm te fëmijët e rritur", thotë kërkuesja, e cila bashkë më kolegët e saj ka përshkruar llojet e ndryshme të terapive të sinjalizuara nga prindërit për fëmijët e tyre që janë prekur nga ADHD. Për këtë qëllim janë analizuar të dhënat e 9.500 prindërve me fëmijë mes moshave 4 dhe 17 vjeç me ADHD të cilët kanë përfunduar një anketë me fëmijët e "Health care special needs" (Ns-Cshcn), një studim mbi shëndetin fizik, emotiv dhe mënyrën e sjelljes te fëmijët në SHBA me nevoja të veçanta në kujdesin shëndetësor. Rezultatet e përftuara tregojnë se gati gjysma e fëmijëve në moshë parashkollore marrin barna me ose pa terapi të sjelljes dhe se  ¼ e tyre marrin thjesht barna. Mes fëmijëve më të mëdhenj në moshë ndërkohë, lidhja mes mjekimit me barna dhe sjelljes del në më pak se në 1/3 e rasteve. Gati 31% e rasteve të ekzaminuara përdor terapinë e sjelljes dhe barnat njëkohësisht, ndërsa 13% e tyre ndjekin vetëm terapinë e sjelljes. "Nuk i njihnim ende efektet afatgjata të barnave psikotrope mbi zhvillimin cerebral dhe trupor te fëmijët e vegjël në moshë, ajo që dimë është se terapia e sjelljes është e sigurt dhe mund të ketë efekte pozitive afatgjata mbi sjelljen në shtëpi, në shkollë dhe më miqtë e të sëmurëve me ADHD", përfundon Visser. 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>