Mjekësi e përgjithshme

tet92015

Shkencëtarët në kërkim të pilulës kontraceptive për meshkujt

Për më shumë se gjashtë dekada kontracepsioni është fokusuar kryesisht te femrat. Sigurisht ka metoda kontracepsioni dhe për meshkuj gjithashtu, por pilula e përdorur për kontrollin e lindjeve ka qenë ekskluzivisht për femrat.
Megjithatë shkenca ka lajme të reja për meshkujt, kërkuesit po përpiqen të zhvillojnë një pilulë për meshkuj. Kjo pilulë nuk do të jetë me natyrë hormonale, ajo do të përmbajë një bllokues proteine specifik. PPP3CC / PPP3R2 e njohur gjithashtu si calcineurin, është shënjestra e proteinës, e cila pozicionohet në bishtin e spermatozoidit. Roli i kësaj proteine është që të bëjë të mundur që spermatozoidi të penetrojë membranën e jashtme të vezës. Pra, bllokimi i kësaj proteine do të bëjë të pamundur që sperma të fertilizojë vezën.
Kërkuesit në Japoni identifikuan një version të calcineurin që gjendet vetëm në spermë. Ata eksperimentuan me kavie dhe i bënë ata jopjellorë. Shkencëtarët ndërmorën mjaft eksperimente duke përfshirë këtu dhe modifikimet gjenetike.
Ata donin të siguroheshin se kanë të bëjnë pikërisht me proteinën specifike, prandaj identifikuan gjenin përgjegjës për sintetizimin e kësaj proteine. Fillimisht ata modifikuan gjenetikisht miun dhe dolën në rezultatin se proteina ishte përgjegjëse për lëvizjen e spermatozoideve.
Më tej, ata eksperimentuan me minj normalë për të parë nëse mund të bllokonin calcineurin dhe eksperimenti rezultoi i suksesshëm. Duke përdorur drogat cyclosporine A dhe FK506 (të dyja bllokuese të calcineurin) miu u bë jopjellor. Kjo gjë ishte e kthyeshme pas ndalimit të marrjes së drogave.
Kërkuesit në Osaka University, Japoni, gjithashtu e identifikuan këtë proteinë specifike në spermën njerëzore. Qëllimi i tyre është të zhvillojnë një kontraceptiv mashkullor i cili vepron shpejt dhe është me veprim të kthyeshëm te njerëzit gjithashtu.
Patricia Morris, kërkuese e biomjekësisë, kur lexoi rreth kërkimit deklaroi, "Ky është grali i shenjtë i çdo zhvillimi bari, ju kërkoni që ai të jetë specifik dhe kjo është ajo që e bën këtë kaq tërheqës dhe me një perspektivë emocionuese".

Referenca:
*
http://medicalxpress.com/news/2015-10-scientists-potential-birth-pill-men.html
* https://www.sciencenews.org/blog/science-ticker/sperm-protein-may-offer-target-male-contraceptive
* http://www.livescience.com/52368-male-birth-control-sperm-protein.html
* Image adapted from: https://www.sciencenews.org/blog/science-ticker/sperm-protein-may-offer-target-male-contraceptive

Përktheu: E.Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>