Mjekësi e përgjithshme

tet292015

Botoksi mbron nga aritmia zemrën e të operuarve me bypass aortokoronar

tags: BYPASS, Botoks

Sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Circulation: Arrhythmia and Electrophysiology", botoksi i njohur për trajtimin e rrudhave të fytyrës, mund të ndalojë edhe shfaqjen e aritmive nëse injektohet në dhjamin e perikardit pas një ndërhyrjeje me bypass aortokoronar. Botoksi përmban toksinën botulinum e prodhuar nga bakteri Clostridium botulinum, një përbërës që nëse injektohet në sasi të vogël në rrugë intramuskulare është në gjendje të bllokojë transmetimin nervor që stimulon muskulin për t'u dridhur. "E njëjta gjë mund të ndodhë për fibrilacionin atrial, një aritmi kardiake e cila mund të çojë në tromboemboli, iktus, insuficiencë kardiake dhe komplikime të tjera", shpjegon Jonathan Steinberg bashkautor i artikullit, profesor në Universitetin e Rochester dhe drejtor i "Arrhythmia Institute, Valley Health System në Ridgewood" në Nju Xhersi. Ai thekson se rreth 1/3 e pacientëve që i janë nënshtruar bypass-it kardiak shfaqin fibrilacion atrial më një shtim të riskut për komplikime kardiovaskulare, me një zgjatje të qëndrimit në spital dhe një rritje të kostove sanitare. Për të verifikuar rolin e botoksit në kontrollin e aritmive kardiake kërkuesit kanë përzgjedhur në mënyrë rastësore 60 pacientë që do të marrin injeksionin e toksinës botulinum ose të solucionit fiziologjik në katër zona simetrike të dhjamit të perikardit. U zbulua se 30 ditë nga bypass-i, 7% e të operuarve të trajtuar me botoks kanë zhvilluar fibrilazion atrial, krahasuar me 30% të grupit që i ishte injektuar solucion fiziologjik. "Pas një viti nga kardiokirurgjia asnjë nga pacientët e kuruar me toksinën botulinum nuk kishte fibrilacion atrial, krahasuar me 27% të subjekteve të kontrolluar", shkruajnë autorët duke saktësuar se nga injektimi i botoksit nuk ka pasur efekte anësore dhe se shkalla e komplikimeve nga bypass-i aortokoronar ka qenë e njëjtë në të dy grupet duke përfshirë dhe kohën e kaluar në terapi intensive dhe frekuencën e infeksioneve. "Këto rezultate i hapin rrugën një game të gjerë kërkimesh që në të ardhmen e afërt mund të bëjnë injektimin e toksinës botulinum në kurën standarde për parandalimin e aritmive te pacientët të cilët i janë nënshtruar bypass-it kardiak dhe kirurgjisë valvulare", përfundon Steinberg.

Circ Arrhythm Electrophysiol. 2015. doi:10.1161/CIRCEP.115.003199
 
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26486855

Përktheu: Erjola Taga


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>