Mjekësi e përgjithshme

nën112015

BPKO, avantazhet e bronkodilatacionit të dyfishtë: veprim i shpejtë, efikasitet dhe manovrim i lehtë

Te pacientët e prekur nga bronkopneumonia kronike obstruktive (BPKO) ku simptoma mbizotëruese është dispnea, jo gjithmonë qasja terapeutike e bazuar në një bronkodilatator të vetëm me veprim afatgjatë arrin të japë rezultate efikase.
Në raste të tilla një bronkodilatacion i dyfishtë farmakologjik, apo kombinimi i dy barnave të ndryshme me veprim plotësues mund të jetë një opsion optimal. Për këtë u diskutua në Milano gjatë një takimi ku u lajmërua se tashmë është në dispozicion një bronkodilatator i dyfishtë, i përbërë nga kombinimi umeclidinium/vilanterol, i cili mund të administrohet një herë në ditë përmes një dispozitivi të vetëm me përdorim të thjeshtë.
Umeclidiniumi është një antimuskarinik me veprim afatgjatë (Lama) më aktiv në rrugët e sipërme të frymëmarrjes. Ndërsa vilanteroli, agonist i receptorëve beta-2 (Laba), vepron kryesisht në rrugët e thella të frymëmarrjes dhe i asocion veprimit afatgjatë edhe një shpejtësi të madhe të aktivitetit farmakologjik (5 minuta) duke dhënë lehtësim të menjëhershëm.
Studimet klinike të zhvilluara për regjistrimin e kombinimit nga autoritetet rregullatore evropiane tregojnë se ky bronkodilatator i dyfishtë, përmirëson funksionimin pulmonar duke favorizuar një kontroll efikas të dispneas, reduktim të nevojës për t'iu drejtuar barnave simptomatike gjatë ditës krahasuar me një bronkodilatator të vetëm dhe mundëson përmirësimin e cilësisë së jetës të pacientit, duke i lejuar një aktivitet më të madh fizik.
"Në terapitë e sëmundjeve respiratore ndodh shpesh që i sëmuri sapo të ketë marrë një bar dhe të ketë pasur një përmirësim, të braktisë kurën apo të reduktojë në mënyrë autonome dozat e barit të përshkruar", shprehet Annarosa Racca, presidente e "Federfarma"-s, e cila vë në dukje problemin e monitorimit të aderimit në terapi. "Për këtë arsye, - vijon, - farmacitë, forma kryesore e ndihmës sociale për qytetarin, kanë një rol gjithnjë e më aktiv në procesin e kurimit të pacientëve kronikë, si duke bërë që pacienti të ndjekë udhëzimet e mjekut duke respektuar dozat dhe oraret, si duke kontrolluar që të mos ketë ndërveprime me barna të tjera që pacienti merr"./D.GJ.
 

Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>