Focus

pri202022

A lihet duhani me cigaren elektronike? Rreziku për rifillim, njësoj si alternativat e tjera

Ish-duhanpirësit që përdorin cigare elektronike (e-cig) kanë mundësi të njëjtë për ta rifilluar duhanin, krahasuar me ata që përdorin alternativa të tjera të nikotinës, sipas një studimi të publikuar në Jama Network Open.
Së fundi, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka njoftuar autorizimin e parë të cigareve elektronike për tre produkte me shije duhani Vuse. "Kemi mbetur shumë të befasuar nga leja e FDA-së për tregtimin e disa cigareve elektronike që do t'i ndihmojnë duhanpirësit të lënë duhanin", tha John Pierce, nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, autori kryesor i studimit.

Studiuesit u përpoqën të testonin nëse njerëzit që e lanë duhanin kishin më shumë gjasa t'i riktheheshin duhanpirjes brenda një viti nëse kalonin te cigaret elektronike, te një produkt nikotine në formë ngjitësi, ose thjesht e linin fare. Për këtë ata vlerësuan të dhënat e 13604 duhanpirësve të cigareve nga studimi i SHBA-së mbi vlerësimin e popullsisë në lidhje me duhanin dhe shëndetin (U.S. Population Assessment of Tobacco and Health). Në ndjekjen e parë vjetore, 9.4% e pjesëmarrësve e kishin lënë së fundmi duhanin. Në atë grup prej 1228 personash, 37% kishin kaluar në një produkt duhani të ndryshëm nga cigaret dhe nga këta, 23% kishin kaluar te cigaret elektronike. 63 % kishin qëndruar pa duhan. Analiza e të dhënave tregoi se të bardhët johispanikë, njerëzit që ishin më të varur nga duhani dhe ata me të ardhura vjetore prej më shumë se 35,000 dollarësh, kishin më shumë gjasa të kalonin te cigaret elektronike.
"Potenciali i reduktimit të dëmit me cigaret elektronike kërkon që ata që përpiqen ta lënë me sukses duhanin, të largohen plotësisht nga cigaret dhe të mos bëhen përdorues të një produkti të dyfishtë", shpjegojnë autorët.

"Çështja vazhdon të debatohet ashpër. Këto gjetje të reja i shtohen numrit në rritje të provave nga studimet me përzgjedhje rastësore dhe studimet vëzhguese që shqyrtojnë efektin e kalimit nga cigarja elektronike, në ndërprerjen e duhanit", shkruan Terry Pechacek (Universiteti Shtetëror i Xhorxhias në Atlanta). Sipas ekspertit, studimi ofron prova shtesë që sugjerojnë se kalimi te cigaret elektronike në një mjedis real, mund të çojë në rritjen e shkallës së rikthimit te duhanpirja.


JAMA Network Open 2021. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2021.28810
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2021.28810


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>