jan182016
Gjendja epileptike, rishikohet përkufizimi dhe klasifikimi
"Gjendja epileptike (SE) është rezultat i dështimit të mekanizmave përgjegjës për zgjidhjen e krizës epilepitke që çojnë në konvulsione të zgjatura jo normale (pas pikës temporale t1) dhe mund të ketë pasoja afatgjata (pas pikës temporale t2), përfshi vdekjen e qelizave nervore, dëmin nervor dhe ndryshimin e rrjeteve nervore, sipas llojit dhe kohëzgjatjes së konvulsioneve".
Ky është përkufizimi i ri i gjendjes epileptike nga Komisioni për Klasifikimin dhe Terminologjinë dhe Komisioni për Epidemiologjinë, të dyja struktura të Shoqatës Ndërkombëtare Kundër Epilepsisë, e cila mori përsipër rishikimi e koncepteve, klasifikimin dhe përkufizimin e gjendjes neurologjike.
Është fjala për një përkufizim konceptual të karakterizuar nga dy dimensione operative: i pari përfshin kohëzgjatjen e krizës dhe pikën temporale (t1) përtej së cilës kriza epileptike duhet të konsiderohet si "aktivitet konvulsiv i vazhdueshëm".
Ndërsa pika e dytë temporale (t2) indikon kohën e aktivitetit epileptik të vazhdueshëm, pikë përtej së cilës merret në konsideratë risku për pasoja afatgjata.
Në rastin e SE konvulsive (toniko-klonike), të dyja pikat temporale të vendosura (t1 në 5 minuta dhe t2 në 30 minuta) bazohen në eksperimentimin para-klinik dhe në kërkimin klinik. "Bëhet fjalë për një provë të paplotë dhe ka gjithashtu një variacion të dukshëm", nënvizojnë përgjegjësit e dy komisioneve. "Megjithatë këto indekse temporale duhet të konsiderohen si vlerësimi më i mirë aktualisht në dispozicion. Ndërsa nuk janë ende të disponueshme të dhënat e lidhura me forma të tjera të gjendjes epileptike, por sapo njohuritë dhe informacionet të shtohen, pika të tjera temporale mund të përkufizohen për forma specifike të gjendjes epileptike, duke u bazuar në prova shkencore dhe duke i integruar në përkufizimin e përgjithshëm, pa modifikuar konceptet bazë", saktësojnë autorët e rishikimit. Ata po ashtu propozojnë një tjetër sistem klasifikimi diagnostik që ofron një kuadër referimi për diagnozën klinike, kërkimin dhe qasjen terapeutike ndaj çdo pacienti.
Janë përcaktuar katër boshte referimi:
1) semeiotika;
2) eziologjia;
3) korrelacionet elektroencefalografike (Eeg);
4) mosha.
Boshti 1 (semeiotika) liston forma të ndryshme të SE, të ndara mes atyre me përfshirje të njohur të sistemit motor (për shembull: SE konvulsive, mioklonike dhe fokale motore), atyre pa një përfshirje të tillë (me dhe pa koma) dhe format aktualisht të papërcaktuara (si gjendjet konfuzionale akute me modele epileptiforme si Eeg)
Boshti 2 (eziologjia) është i ndarë në disa nënkategori shkaqesh të njohura (si iktus, intoksikime, malarie, encefalit, glioblastomë, përfundime post-iktale / post-encefalitike/ post-traumatike) dhe të panjohura.
Boshti 3 (të lidhura me Eeg) adopton rekomandimet më të fundit të grupeve të konsensusit rreth përdorimit të përshkruesve për Eeg, si: emri i modelit, morfologjia, lokacioni, karakteristikat e lidhura me kohën, modulimi dhe efekti i ndërhyrjes.
Boshti 4, klasifikon SE sipas grupmoshave: periudha neonatale, fëmijëria e hershme, fëmijëria e mesme, adoleshenca, mosha e rritur dhe ajo e avancuar. /D.GJ.
Epilepsia. 2015. doi: 10.1111/epi.13121
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26336950