Mjekësi e përgjithshme

shk222016

Monoklonali atezolizumab premtues në karcinomën renale metastatike

Nga një studim paraprak i imunoterapisë eksperimentale i publikuar në "Journal of Clinical Oncology" tregohet një efikasitet premtues dhe një siguri diskrete e antitrupit monoklonal atezolizumab te pacientët me karcinomë renale të avancuar.

"Te pacientët me karcinomë të qelizave renale që i kanë rezistuar terapive të mëparshme, mbijetesa mesatare pa progresion (Pfs) ishte me 5.6 muaj, mbijetesa mesatare e përgjithshme (OS) ishte 28.9 muaj dhe shkalla e përgjigjes ishte 15%", shprehet bashkautori i artikullit David McDermott nga "Beth Israel Deaconess Medical Center" në Boston.
I njohur me siglën MPDL3280A, atezolizumab është një antitrup monoklonal që sulmon pikën e kontrollit imunitar PD-1/PD-L1, i përdorur nga shumë tumore për të bllokuar aksionin e qelizave vrasëse T. Më në veçanti lidhja midis PD-L1 mbi sipërfaqen limfocitare çaktivizon qelizat T të sistemin imunitar, duke krijuar një ambient imunosupresiv ideal për rritjen neoplastike. Lidhja e atezolizumab me proteinën PD-L1 të qelizave tumorale parandalon lidhjen me PD-1, duke lejuar aktivizimin e qelizave T dhe rekrutimin e qelizave të tjera imunitare, të afta për të sulmuar neoplazinë.

"Fatkeqësisht, pavarësisht përfitimit klinik, shpesh zhvillohet rezistencë brenda vitit të parë të trajtimit, fakt që thekson nevojën për të vendosur strategji që të prodhojnë regres afatgjatë me një toksicitet të pranueshëm", thekson kërkuesi, duke kujtuar se barnat anti PD-1/PD-L1 si atezolizumab dhe nivolumab kanë dëshmuar efikasitetin e tyre në një gamë të gjerë tumoresh të fuqishëm ndër to edhe karcinoma me qeliza renale.
Studimi i McDermott dhe kolegëve të tij, një test preliminar i fazës I, ka përfshirë 70 pacientë të trajtuar paraprakisht me karcinomë të avancuar në qelizat renale ose metastatike, nga të cilët 63 kishin një histologji me qeliza të pastra. Për sa i përket sigurisë, efekte anësore imunomoduluese janë verifikuar në 43% të rasteve, si për shembull irritime në lëkurë dhe hipotiroidizëm. "Si konkluzion, atezolizumab ka dëshmuar një profil sigurie dhe një aktivitet antitumoral të menaxhueshëm dhe premtues te pacientët me karcinomë metastatike renale, duke i hapur rrugën kërkimeve të mëtejshme", shkruajnë autorët. 


 

J Clin Oncol. 2016. doi: 10.1200/JCO.2015.63.7421
http://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/26755520

E.T


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>