Mjekësi e përgjithshme

maj172016

Osteoporoza, rekomandime të reja nga SHBA mbi kohëzgjatjen e trajtimit me bisfosfonate

Amino-bisfosfonatet janë efikase në reduktimin e riskut për fraktura vertebrore (me 40 deri në 70%), për fraktura të femurit (20 deri në 50%) dhe ato jo vertebrore (15 deri në 39%). Përqindjet ndryshojnë në varësi të llojit të molekulave, pjesës së skeletit dhe profilit individual në risk. Janë përgjithësisht barna të toleruara mirë, por megjithatë mund ta ekspozojnë pacientin (sidomos në terapitë afatgjata) ndaj efekteve anësore shumë të rralla, të tilla si osteonekroza e nofullës (ONN) dhe frakturat atipike të femurit (FAF).  
Në veçanti, epidemiologjia e efekteve anësore afatgjata të bisfosfonateve përfshin mes 1/10.000 dhe 1/100.000 rasteve të ONN në dozimin për osteoporozën. Dhe 3.2 deri në 50 raste me FAF për 100.000 persona/në vit gjatë 5 viteve të para të terapisë, duke kaluar në 113/100.000 raste në 8-9 vitet pasuese të trajtimit të njëpasnjëshëm.

Në janar të vitit 2016 është publikuar një raport i "American Society for Bone and Mineral Research" i cili ofron rekomandime të nevojshme për praktikën klinike rreth kohëzgjatjes së duhur të terapisë anti-ripërthithëse me bisfosfonate në trajtimin e osteoporozës nëpërmjet një vlerësimi të raportit risk/përfitim. Studimi FLEX (Fracture Intervention Trial Long-term Extension), tregoi se pacientet me osteoporozë post-menopauzale që kishin marrë aledronate orale 10 mg/në ditë në mënyrë të vazhdueshme për 10 vjet shfaqnin  një numër më të vogël frakturash vertebrore klinike në krahasim me pacientet që ishin caktuar në grupin e placebos pas 5 viteve të para të trajtimit.  

Shtrirja e studimit tregoi se pacientet me osteoporozë postmenopauzale të cilat kishin marrë një trajtim me zoledronato 5 mg ev vjetore në mënyrë të vazhdueshme për 6 vjet, kishin një numër të vogël frakturash vertebrore morfometrike në krahasim me pacientet në grupin e placebos, pas 3 viteve të para të trajtimit. Një T-score femurale ishte parashikues në terma të uljes së riskut të frakturave në vazhdimin e trajtimit.
Nën dritën e dëshmive të sipërpërmendura nga literatura, risku për AFF dhe ONN shtohet me rritjen e kohës së terapisë anti-ripërthithëse, por është fjala për efekte anësore të rralla përballë reduktimit të dokumentuar të incidencës së frakturave vertebrore te pacientet me risk të lartë në terapi.

Udhëzuesit për osteoporozën post-menopauzale mund të aplikohen edhe në osteoporozën mashkullore dhe osteoporozën nga glukokortikoidet (vazhdimi i terapisë anti-ripërthithëse te gratë në post-menopauzë dhe te meshkujt > 50 vjeç në terapi me prednizone >5 mg/die).
Autorët sugjerojnë gjithashtu që të vlerësohet vazhdimësia e terapisë anti-ripërthtithëse dhe kalimi i mundshëm në terapi të nivelit II, gjithmonë mbi bazën e gjykimit klinik të përgjithshëm të secilit pacient.

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>