maj202016
Hipotiroidizmi subklinik dhe autoimuniteti tiroidien nuk ndikojnë në përfundimin e shtatzënisë dhe fertilitet
Efektet negative të hipotiroidizmit subklinik në shtatzëni janë ende temë diskutimesh, pasi studime të ndryshme në këtë kontekst kanë ofruar rezultate të kundërta. Duke pasur këto dyshime, shoqatat shkencore amerikane dhe evropiane këshillojnë që të konsiderohen patologjike vlerat TSH > 2.5 mlU/L, sidomos në tremujorin e parë të shtatzënisë dhe për të trajtuar me terapi zëvendësuese këto paciente nëse janë me pozitivitet të antitrupave.
Një studim i fundit i publikuar nga Plowden et al kishte si qëllim vlerësimin e impaktit të hipotiroidizmit subklinik (TSH > 2.5 mIU/L dhe FT4 në normë) në një koort pacientesh me një ose më shumë episode të mëparshme të abortit spontan përballë tre normave: 1) fertiliteti, 2) aborti spontan, 3) lindje të gjalla. Studimi ka vlerësuar në mënyrë prospetike rreth 1.200 paciente. Nga këto 75% ishte me TSH < 2.5 mlU/L (TSH mesatare: 1.5 mlU/L); 25% me TSH > 2.5mlU/L (TSH mesatar: 3.6 mlU/L); rreth 14% ishte pozitive në antitrupat anti-tiroidienë.
Rezultatet nuk kanë treguar ndryshime në terma të fekondimit, abortimit dhe numrit të lindjeve të gjalla mes grupit me hipotioridizmit subklinik dhe atë me eutiroidizëm. Prania ose mungesa e antitrupave anti-tiroidienë nuk i ndryshoi rezultatet e sipërpërmendura.
Në përfundim, autorët pohojnë se pacientet me TSH > 2.5 mIU/L dhe/ose autoimunitet tiroidien mund të sigurohen falë mundësisë së ngjizjes dhe mundësisë për të çuar deri në fund shtatzëninë.
Rezultate të tilla venë në diskutim udhëzimin për trajtimin me levotiroksinë të pacienteve shtatzëna ose me dëshirë për të mbetur shtatzënë që kanë TSH> 2.5 mIU/L. Për fat të keq numri i madh i kampionëve në studim nuk ka lejuar identifikimin e një kufiri përtej së cilit norma e fekondimit ishte e reduktuar dhe/ose aborti ishte shtuar.
Bibliografia
1) Negro R, Stagnaro-Green A. Diagnosis and management of subclinical hypothyroidism in pregnancy. BMJ 2014, 349: g4929.
2) Stagnaro-Green A, Abalovich M, Alexander E, et al; American Thyroid Association Taskforce on thyroid disease during pregnancy and postpartum. Guidelines of the American Thyroid Association for the diagnosis and management of thyroid disease during pregnancy and postpartum. Thyroid 2011, 21: 1081-125.
3) Ploëden TC, Schisterman EF, Sjaarda LA, et al. Subclinical hypothyroidism and thyroid autoimmunity are not associated ëith fecundity, pregnancy loss or live birth. J Clin Endocrinol Metab 2016, DOI: org/10.1210/jc.2016-1049.
© RIPRODUZIONE RISERVATA
0