Mjekësi e përgjithshme

qer62016

Migrena përfaqëson një risk të shtuar për vdekshmërinë kardiovaskulare

tags: Migrenë

Sipas një studimi të publikuar në "British Medical Journal" gratë me migrenë, në krahasim me ato që nuk vuajnë nga kjo sëmundje, kanë një shtim modest të riskut për të zhvilluar evente kardiovaskulare si atake në zemër dhe iktus dhe një vdekshmëri më të madhe pas këtyre eventeve akute. "Nevojiten kërkime të mëtejshme për të kuptuar nëse trajtimet për parandalimin e migrenës mund të kontribuojnë në reduktimin e riskut kardiovaskular", pohon  autori i parë i studimit Tobias Kurth nga Instituti i Shëndetit Publik në Universitetin e Berlinit, duke nënvizuar se migrena është lidhur gjithnjë me një shtim të riskut për iktus, por pak studime kanë treguar një kombinim me sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë kardiovaskulare. Aq sa kërkuesit gjermanë në bashkëpunim me kolegët amerikanë, kanë zhvilluar një studim të gjerë prospetik për të vlerësuar lidhjen mes migrenës me sëmundjeve kardiovaskulare e vdekshmërinë e tyre. Për këtë qëllim autorët kanë analizuar të dhënat e 115.541 grave mes moshës 25-42 vjeç që kanë marrë pjesë në  "Nurses' Health Study II".

Pjesëmarrëset pa anginë dhe sëmundje kardiovaskulare në kohën e studimit, janë ndjekur mes viteve  1989 - 2011 dhe 15% e tyre kishte një diagnozë migrene në fillim të folloë up-it. Dhe pas përllogaritjeve  kërkuesit kanë zbuluar që në krahasim me gratë pa sëmundje, bashkëmoshataret e tyre me migrenë kishin një risk kardiovaskular shumë më të madh në terma të atakesh kardiake, iktus dhe procedura të rivaskularizimit koronarik.
"Gjithashtu, migrena ishte e lidhur me një risk më të lartë vdekshmërie kardiovaskulare në të gjitha nëngrupet pavarësisht moshës, duhanpirjes, hipertensionit, terapisë hormonale në post-menopauzë dhe nga përdorimi i kontraceptivëve oralë", përfundojnë autorët. Dhe në një editorial, Rebecca Burch, e Harvard Medical School, shkruan: "Edhe pse modest për çdo pacient, entiteti i riskut nuk duhet nënvlerësuar në nivel popullate, duke parë prevalencën e migrenës. Këto rezultate, bashkë me të mëparshmet na thonë se ka ardhur momenti për të shtuar migrenën në listën e markatorëve të riskut kardiovaskular".

 

Bmj 2016. doi: 10.1136/bmj.i2610
http://www.bmj.com/content/353/bmj.i2610

Bmj 2016. doi: 10.1136/bmj.i2806
http://www.bmj.com/content/353/bmj.i2806


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>