Mjekësi e përgjithshme

sht62016

Djegia në stomak nuk shkaktohet gjithnjë nga mbingrënia

A është gjithnjë faji i eksesit në të ngrënë? Stomaku e vuan shpesh mbingopjen sidomos gjatë festave dhe për pasojë shumë persona përdorin barna antiacide në përpjekje për të eliminuar djegien bezdisëse gastrike që shfaqet shpesh gjatë periudhave festive.
Por ekspertët paralajmërojnë se nëse disa djegie në stomak shkaktohen nga mbingrënia, për të tjera mund të jetë shenjë e ndonjë patologjie më të rëndë si për shembull sëmundja e refluksit gastroezofageal.

"Në sëmundjen e refluksit gastroezofageal, acidi i ndodhur në stomak shkon në ezofag, - thotë Nancy Norton, presidente e International foundation for functional gastrointestinal disorder, e cila përshkruan edhe simptomat kryesore të kësaj patologjie: djegie në stomak, vështirësi në gëlltitje dhe dhimbje fyti. - Simptomat e sëmundjes mund të duken aq të zakonshme sa që personat që vuajnë shpesh i lënë pas dore, nuk i drejtohen mjekut dhe as i përmendin çrregullimet gjatë vizitave mjekësore".

Por, kur këto simptoma bëhen më të rënda e të shpeshta (për shembull dy ose tre herë në javë) është e rëndësishme të konsultohet mjeku para se çrregullimi të përkeqësohet dhe të shkaktojë probleme shëndetësore edhe më të rënda. Terapitë efikase ekzistojnë, por që të arrihet të përkufizohet një trajtim i personalizuar dhe zgjidhës duhet para së gjithash një diagnozë e kujdesshme, e cila është e mundur vetën nëse pacienti  përshkruan në mënyrë të detajuar atë që ndjen.

"Para se të shkohet te mjeku është me rëndësi të mbahen shënime mbi situatën shëndetësore: kur manifestohen simptomat dhe me çfarë intesiteti, si ndikojnë në aktivitetet e çdo ditë, zgjedhjet e të ushqyerit dhe për të reduktuar çrregullimin dhe efekti që kanë, e në fund barnat që pacientët marrin", përfundon ekspertja./Dica33

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>