Mjekësi e përgjithshme

sht92016

Antibiotikorezistenca: OBSH përditëson rekomandimet mbi infeksionet seksuale

tags: Bakter

Udhëzuesit e rinj të Organizatës Botërore të Shëndetësisë mbi sëmundjet e transmetueshme seksualisht rishikojnë pjesërisht rekomandimet për terapitë, në veçanti duke pasur parasysh përhapjen gjithnjë e më të madhe të antibiotikorezistencës. Sipas vlerësimit të OBSH, çdo vit në botë 131 milionë persona infektohen nga klamidia, 78 milionë me gonorrea dhe 5.6 milionë nga sifilizi. Sipas të dhënave të Institutit të Lartë të Shëndetësisë, numri i rasteve të infeksioneve seksualisht të transmetueshme ka mbetur i qëndrueshëm deri në vitin 2004, me një mesatare prej 3.994 rastesh të sinjalizuara për vit. Dhe nga 2005 në 2013-n sinjalizimet (5.235 raste për vit) kanë pësuar një rritje të barabartë me 31.1% në krahasim me periudhën 1991-2004.

"Klamidia, gonorrea e sifilizi janë mes problemeve madhore të shëndetit publik në të gjithë botën dhe ndikojnë në cilësinë e jetës të miliona personave, shkaktojnë sëmundje të rënda dhe ndonjëherë vdekjen", shkruan Ian Askeë, drejtor i shëndetit riprodhues dhe kërkimit të OBSH, duke nënvizuar rëndësinë që secili vend të përpiqet të administrojë antibiotikun e duhur, në dozën dhe momentin e duhur  për të reduktuar përhapjen e infeksioneve dhe rezistencave, që monitorohen në nivel lokal.

Në krahasim me udhëzimet e publikuara në vitin 2003, përditësimi për gonorrean, më e prekura nga fenomeni i rezistencës, nuk parashikon më kinolone dhe fton që të preferohet terapia e kombinuar në krahasim me monoterapinë. Në lidhje me zgjedhjen e antibiotikëve, duhet t'i referohemi shpërndarjes lokale të shtameve rezistente. 
Dokumenti ndalet edhe te rekomandimet për terapinë orofaringeale dhe për trajtimet në rast mos suksesi fillestar. Sifilizi trajtohet ("strongly recommended", në gjuhën e udhëzuesve) me një dozë penicilinë benzatinë që së fundi ka regjistruar probleme të furnizimit, në krahasim me penicilinën prokainë. Sa i takon në fund klamidias, dokumenti i përditësuar përmban rekomandime për terapinë e grave shtatzëna, për parandalimin dhe trajtimin e konjuktivitit të foshnjës nga klamidia.


Udhëzues të gonorreas
http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/246114/1/9789241549691-eng.pdf?ua=1

Udhëzues të sifilizit
http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/249572/1/9789241549806-eng.pdf?ua=1

Udhëzues të klamidias
http://apps.who.int/iris/bitstream/10665/246165/1/9789241549714-eng.pdf?ua=1 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>