Gjinekologji

kor112023

Endometrioza. Trajtimi me antibiotikë përmirëson lezionet e sëmundjes

Trajtimi me antibiotikë mund të çrrënjosë bakterin Fusobatorium dhe të jetë një qasje e mundshme për trajtimin e endometriozës te gratë. Këtë e ka shpjeguar Yutaka Kondo nga Universiteti i Nagoyas, koordinator i një studimi të publikuar në "Science Translational Medicine", i cili tregon se terapia me antibiotikë redukton formimin e lezioneve të lidhura me endometriozën.

"Sëmundja, e cila prek 10-15% të grave 15-49 vjeç dhe karakterizohet nga indet endometriale jashtë mitrës, mund të jetë invaliduese për shkak të dhimbjes që e shoqëron, si dhe të reduktojë ose dëmtojë fertilitetin", shpjegon Kondo, duke shtuar se edhe pse mekanizmat themelorë të endometriozës nuk janë kuptuar plotësisht, disa kërkime sugjerojnë se një rol në zhvillimin dhe përparimin e sëmundjes mund ta luajë çrregullimi i biomës intestinale. Nisur nga kjo, studiuesit u përpoqën të verifikonin nëse bakteri Fusobacterium, i pranishëm në florën orale, traktin gastrointestinal dhe në traktin riprodhues femëror, mund të ndikojë në zhvillimin e endometriozës duke analizuar mostrat e indeve të 79 grave me endometriozë dhe 76 pa këtë sëmundje. Në këto kushte ata mundën të zbulonin se 64% e grave me endometriozë kishin infiltrim endometrial të bakterit Fusobacterium krahasuar me më pak se 10% të grave pa këtë sëmundje.

"Zbulimi tjetër ishte se në rastet e endometriozës një proteinë, e quajtur transgelin (TAGLN), shpesh ishte e mbirregulluar", shkruajnë studiuesit, të cilët më pas identifikuan faktorin transformues të rritjes beta (TGF-â) si përgjegjës për rregullimin e TAGLN. Kondo dhe kolegët treguan gjithashtu se një përmirësim i dukshëm në lezionet e mitrës ndodhi te minjtë e infektuar me Fusobacterium, të cilëve iu administrua një terapi çrrënjosëse me antibiotikë.

"Ky studim tregon se boshti Fusobacterium-TAGLN është shpesh i çrregulluar në endometriozë dhe hap rrugën për kërkime të mëtejshme me qëllim kurimin e endometriozës me trajtime antibiotike jo-hormonale për çrrënjosjen e bakterit Fusobacterium", përfundojnë studiuesit.


 

Science Translational Medicine 2023. Doi: 10.1126/scitranslmed.add1531
http://doi.org/10.1126/scitranslmed.add1531

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>