Mjekësi e përgjithshme

tet72016

Lidhja mes migrenës dhe çrregullimeve gastrointestinale te fëmijët dhe adoleshentët

Tre çrregullime funksionale gastrointestinale me dhimbje abdominale janë të lidhura me migrenën te fëmijët dhe adoleshentë. Për rrjedhojë lind nevoja për studime të reja që duhet të hetojnë nëse barnat kundër migrenës janë efikase edhe në patologjitë funksionale gastroenterike.

"Dhimbjet e barkut infantile mund të përfaqësojnë një formë migrene me një shprehje specifike të lidhur me moshën", thotë Luigi Titomanlio, nga Robert Debré Hospital në Paris, koordinues i një studimi të publikuar në "The Lancet Gstroenterology and Hepatology". Ai pohon se çrregullimet gastrointestinale funksionale dhe migrena janë shkaqe të zakonshme që çojnë pacientët dhe familjarët  t'i drejtohen mjekut.

"Në këtë studim kemi verifikuar një lidhje të mundshme mes migrenës dhe çrregullimeve të tjera funksionale gastrointestinale në një grup fëmijësh dhe adoleshentësh të moshës mes 6 dhe 17 vjeç, duke zbuluar një lidhje domethënëse mes migrenës dhe dispesisë funksionale, sindromës së zorrës së irrituar dhe migrenës abdominale, një çrregullim ky pak i njohur i karakterizuar nga episode me dhimbje barku, zbehje në fytyrë, të përziera dhe të vjella", përfundon Titomanlio, që bashkë me kolegët ka seleksionuar mes nëntorit 2014 dhe janarit 2015 një grup prej 648 kontrollesh dhe 424 rastesh. Mes këtyre të fundit 257 ishin pacientë me migrenë dhe 167 me cefale të tipit tensiv.

Në grupin e migrenës 32% e fëmijëve dhe adoleshentëve kishin çrregullime gastrointestinale funksionale në krahasim me 18% të grupit të kontrollit.

Në një editorial shoqërues Olafur Palsson, nga departamenti i gastroenterologjisë dhe hepatologjisë në University of North Carolina në Chapel Hill, komenton: "Këto rezultate janë të rëndësishme sepse dhimbjet e barkut dhe migrena janë kushte të zakonshme me një sëmundshmëri të madhe dhe kosto ekonomike po aq të mëdha. Së dyti, nëse dhimbjet e barkut janë një formë e parë e migrenës, kjo sugjeron se çrregullimet mund të jenë lidhja mes dhimbjeve infantile dhe sindromës së përsëritjes së të vjellave te fëmijët dhe adoleshentët, si dhe migrenë te të rriturit. Në pritje të studimeve të mëtejshme mbi këtë argument, klinicistë dhe kërkues duhet ta konsiderojnë migrenën dhe patologjitë funksionale gastrointestinale si çrregullime të shëndetit të lidhura mundësisht mes tyre kur bashkëjetojnë te i njëjti pacient.

 

Lancet Gastroenterology and Hepatology 2016. doi: 10.1016/S2468-1253(16)30038-3http://www.thelancet.com/journals/langas/article/PIIS2468-1253(16)30038-3/fulltext

Lancet Gastroenterology and Hepatology 2016. doi: 10.1016/S2468-1253(16)30074-7http://www.thelancet.com/journals/langas/article/PIIS2468-1253(16)30074-7/fulltext


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>