Mjekësi e përgjithshme

tet122016

Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë: Hyjnë në skenë opiodet

tags: Opiatet

Një opsion tjetër trajtimi parashtrohet për pacientët e prekur nga Sindroma e këmbëve që nuk pushojnë, në rastet kur nuk i përgjigjen trajtimeve të linjës së parë. Një studim multiqendror i publikuar në revistën "Lancet Neurology" sqaron se bëhet fjalë për kombinimin oksikodon/nalokson për pacientët me simptomatologji të rëndë, rezistentë ndaj terapisë standarde.

Aktualitetin klinik e tregon Luigi Ferini Strambi, drejtor i Qendrës së mjekësisë së gjumit në spitalin San Raffaele Turro në Milano: "Barnat e zgjedhjes së parë janë dopamino-agonistët dhe barnat antikonvulsante. Ekziston megjithatë një 40% i pacientëve që nuk i përgjigjet këtyre terapive, ndërsa një tjetër 25-50%, pasi kalon viti, i braktisin për mungesë përfitimesh apo për shkak të efekteve anësore. Pas disa muajsh marrjeje, dopamino-agonistët në fakt mund të gjenerojnë një efekt negativ siç është përshpejtim i shfaqjes së simptomave, një rritje e intesitetit të tyre dhe një zgjerim i zonave të prekura të trupit. Ndërsa me antiepileptikët, mund të verifikohen probleme përgjumjeje të tepruar gjatë ditës. Në të kaluarën, disa studime kanë nënvizuar nevojën e opiateve në këto raste, por në grupe të kufizuara pacientësh.

Studimi i ri është triali i parë në shkallë të gjerë i cili ka si qëllim të verifikojë efikasitetin e opiodeve në rastet e rënda dhe pas dështimit të terapive të tjera. Dhe kështu doli një reduktim i intesitetit mesatar të simptomave nga shkalla "shumë e rëndë" fillestare në "të lehtë - të moderuar" pas 12 javësh, në "të lehtë" pas 40 javësh. "Këto rezultate mund të ngrenë hipotezën për një hipofunksion të sistemit opiod endogjen, - komenton Ferini Strambi. - Dhe ne dalim në përfundimin se kombinimi fiks oksikodon/nalokson mund të përfaqësojë një armë terapeutike të rëndësishme, të domosdoshme për rastet që nuk i përgjigjen terapive të zakonshme dhe te pacientët ku përshpejtohet shfaqja e simptomave".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>