qer302017
Buprenorfina në injektim me lëshim të zgjatur, efikase në trajtimin e çrregullimit të abuzimit me opiatet
Një formulim i injektueshëm një herë në javë me lëshim të zgjatur i buprenorfinës (CAM2038) mund të jetë efikas në trajtimin e çrregullimit të abuzimit me opiatet, sipas një studimi të vogël të fazës II, të publikuar në "Jama Psychiatry". Buprenorfina është një trajtim efikas dhe gjerësisht i përdorur për çrregullimin e abuzimit me opiatet, por formulimet në rrugë transmukozale mund të kenë një përdorim të papërshtatshëm, devijues nga qëllimi, ose shmangie të përdorimit.
"Rezultatet tona tregojnë se ky formulim i ri do të jetë efikas në reduktimin e përdorimit të paligjshëm të opiateve dhe të pasojave, duke eliminuar riskun për abuzim dhe deviacion, të cilat janë të mundura me formulimin aktual të barit me lëshim sublingual", thotë autorja kryesore e studimit, Sharon Walsh nga Center on Drug and Alcohol Research, University of Kentucky.
Pesëdhjetë pacientë me çrregullimin e abuzimit me opiatet u zgjodhën në mënyrë rastësore që të merrnin dy doza. 24 ose 32 mg buprenorfinë të injektueshme, të administruara në një jave distancë nga njëra-tjetra. Për të testuar efektet e buprenorfinës, pacientët iu nënshtruan seksioneve të rregullta të testimit me hidromorfone. Të dyja dozimet e bupenorfinës u asociuan me përgjigje supresimi të menjëhershëm dhe u mbajtën me hidromorfone. Gjithashtu astinenza u supresua pas injektimit të parë. Mbi 80% e pjesëmarrësve kanë pasur efekte anësore gjatë studimit, ku më të shpeshtat ishin kapsllëku, dhimbja në vendin e injektimit, eritemë dhe dhimbje koke. Kërkuesit pohojnë se një nga limitet e studimit ishte mungesa e një grupi kontrolli me placebo, por nënvizojnë gjithashtu se nuk do të ishte e mundur të kishin një grup kontrolli me persona me varësi nga opiatet të patrajtuar dhe të mbajtur pa trajtim. Po ashtu për shkak të një gabimi protokolli disa pjesëmarrës morën injektimin e parë me CAM2038 në mungesë të provave për simptoma të astinenzës. Megjithatë rezultatet sugjerojnë se formulimet e CAM2038 mund të jenë efikase në reduktimin e përdorimit të paligjshëm të opiateve dhe të recidivës, duke eliminuar riskun e abuzimit dhe devijimit.
Jama Psychiatry. 2017. doi:10.1001/jamapsychiatry.2017.1874 http://jamanetwork.com/journals/jamapsychiatry/fullarticle/2632987