Mjekësi e përgjithshme

maj42017

Epilesia, udhëzime të reja për vdekjen e papritur

tags: bar, Epilepsia

Akademia Amerikane e Neurologjisë (AAN) dhe Shoqata Amerikane e Epilepsisë (AES) kanë publikuar në Neurology udhëzimet e reja të aprovuara nga Shoqata Ndërkombëtare e Neurologjisë së Fëmijëve për vdekjen e papritur në epilepsi (Sudep). Dokumenti gjithashtu është prezantuar gjatë një konference për shtyp në takimin vjetor të Akademisë Amerikane të Neurologjisë 2017 (AAN). "Udhëzuesit tanë hedhin dritë mbi diskutimin duke iu dhënë ofruesve të shërbimeve shëndetësore  informacione që mund të përdorin për të ndihmuar personat me epilepsi për të reduktuar riskun", deklaron autorja kryesore, Cynthia Harden, nga departamenti i Neurologjisë në Mount Sinai Health System, New York.

Sudep është relativisht i rrallë te fëmijët me epilepsi, me 1 në 4.500 të prekur në vit, ndërsa është më e zakonshme te të rriturit, me 1 në 1.000 të prekur në vit dhe faktori kryesor i riskut është identifikuar në konvulsionet tonike-klonike të përgjithësuara, (GTCS).Rritja e madhe e riskut të Sudep për shkak të konvulsioneve toniko-klonike të përgjithësuara, bashkë me provat e njësisë së monitorimit të epilepsisë që tregojnë se si një episod i tillë konvulsiv ishte gjithnjë eventi nxitës i Sudep, sugjerojnë bindshëm se konvulsionet toniko-klonike të përgjithësuara jo vetëm që asociohen me Sudep, por që janë të pranishme në perkursin shkakor të vetë Sudep", nënvizojnë autorët. Nga këtu përfundimi se një kontroll më i mirë farmakologjik i konvulsioneve mund të çojë në një reduktim të riskut. Kërkuesit kujtojnë se një studim i mëparshëm ka treguar se pacientët dhe familjet e tyre preferojnë të jenë të informuar për riskun individual të një eventi si Sudep, por pasi informohen priren që të mbivlerësojnë riskun që mund të kenë për një event.
Ja përse, ekspertët sugjerojnë gjuhën që duhet të përdorin për të informuar pacientët në mënyrë të ekuilibruar. "Programe të tjera kërkimi po vazhdojnë aktualisht me shpresën për të zgjeruar atë që nuk dihet mbi këtë event dhe se sa shpesh verifikohet", përfundojnë autorët.

"Këta udhëzues po fillojnë të ngrenë një perspektivë mbi riskun për Sudep duke sfiduar provat për shumë nga faktorët e riskut të përfshirë në literaturë, - shkruan në një editorial që shoqëron publikimin  Barbara Dworetzky, nga Brigham and Women's Hospital, Boston. - Pacientëve dhe familjeve të tyre mund t'iu duken qetësuese këto informacione ndërsa ne po kërkojmë mënyrat për përfshirë në nëngrupe specifike pacientët në risk.

 


Neurology. 2017. doi: 10.1212/WNL.0000000000003685
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28438841

Neurology. 2017. doi: 10.1212/WNL.0000000000003698
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28438840


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>