Mjekësi e përgjithshme

nën82016

Tumori në tiroide, një molekulë e re premton në zgjatjen e mbijetesës

tags: Tiroide

Një bar i ri mund të sjellë progres në trajtimin e pacientëve me një formë të veçantë të tumorit të tiroides dhe konkretisht në karcinomën tiroidene të diferencuar e refraktare me jodin radioaktiv. Është fjala për lenvatinib, i cili ishte dhe temë e konferencës kombëtare "The first thoughts in thyroid cancer" që u zhvillua në Milano një muaj më parë.

Shoqata italiane e onkologjisë mjekësore (Aiom) thekson në udhëzuesit e saj dedikuar kësaj patologjie rëndësinë e bashkëpunimit mes onkologëve. Në muajin korrik Agjencia Italiane e Barnave (AIFA) përcaktoi rimbursimin e lenvatinib duke iu garantuar pacientëve një trajtim të plotë. Përfitimet e tij janë evidentuar nga studimi Select, të zhvilluar 392 pacientë me karcinomë tiroidene të diferencuar dhe refraktare me jod radioaktiv në fazë të avancuar në qendra mjekësore në Evropë, Amerikën Veriore e Jugore dhe në Azi.

Përgjegjësja e qendrës koordinatore italiane, prof.asc. Rossella Elisei thotë: "Vendi ynë ka pasur një rol shumë të rëndësishëm dhe ka regjistruar numrin më të madh të pacientëve në studim, të cilët kanë pasur një rritje të ndjeshme të mbijetesës pa progresion të sëmundjes, me një normë mesatare prej 18.3 muajsh kundrejt 3.6 muaj në grupin që mori placebo. Gjithashtu lenvatinib ka përmirësuar në mënyrë domethënëse normën e përgjigjes (64.8% vs 1.5%)".
Përveç se ndalon zhvillimin e sëmundjes me një reduktim të ndjeshëm të metastazës, kjo molekulë iu ofron pacientëve një cilësi të mirë jete.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>