Mjekësi e përgjithshme

nën292016

Formulim i ri i naproxenit, me lëshim të modifikuar vepron në disa minuta

Një formulim i ri me lëshim të modifikuar i naproxen sodiumit (660 mg) përmirëson përgjigjen ndaj dhimbjeve osteoartikulare në mënyrë të shpejtë dhe me një administrim të vetëm ditor. Bari mundëson arritjen e një lehtësimi të shpejtë të dhimbjes në vetëm 15 minuta, duke ruajtur efektin analgjezik për 24 orë.
"Naproxen, - nënvizon Giorgio Gandolini, përgjegjës i shërbimit të reumatologjisë në "Irccs Santa Maria Nascente", - është një nga principet aktive më të studiuara në trajtimin e dhimbjeve të osteoartrozës. I përdorur prej 40 vitesh në praktikën klinike, efikasiteti i tij është treguar në studime të shumta klinike, në lehtësimin e simptomave të osteoartrozës, jo vetëm mbi dhimbjen por edhe mbi pasojat që derivojnë nga ajo. Formulimi i ri me lëshim të modifikuar lejon të arrihet një efekt analgjezik për 24 orë me një administrim të vetëm në ditë.

"Për të arritur një shpejtësi të tillë, - shpjegon Alberto Paredes-Diaz përgjegjës i Terapisë analgjezike Bayer, kompania prodhuese e barit, - principi aktiv është "ndërfutur  në një sistem lëshimi të modifikuar teknologjikisht të avancuar në dy shtresa, një prej të cilëve e karakterizuar nga matricë hidrofilike. Shtresa me lëshim të menjëhershëm përmban rreth 40% të principit aktiv komplesiv dhe shkrihet në pak minuta, duke lejuar arritjen e përqendrimeve terapeutike në kohë të shpejta dhe një lehtësim të dhimbjes në vetëm 15 minuta. Shtresa me lëshim të zgjatur përmban 60% të principit aktiv të mbetur dhe falë një lëshimi të kontrolluar, e mban në qarkullim në nivele terapeutike të qëndrueshme për 24 orë". Sipas vlerësimit të "Global burden of diseases", të zhvilluar në 2013 nga OBSH ndër 10 vendet e para mes sëmundjeve që reduktojnë më shumë cilësinë e jetës, 5 janë ato të karakterizuara fillimisht nga dhimbja e shpinës dhe ndikimit për shkak të përhapjes së saj të gjerë.

"Dhimbjet e kurrizit fillojnë që në moshën 35 vjeç, ndërsa dhimbjet artikulare prekin kryesisht një popullatë më të moshuar me një pik prej 55 vjetësh. Në gjysmën e subjekteve dhimbja ka tendencën të shfaqet në të gjithë muajt  me intesitet që varion nga i moderuar në të lartë", nënvizon Isabella Cecchini, kreu i Health department GfK. "Vetëm 1 në 2 persona e kuron dhimbjen e shpinës, - thotë dr. Cecchini, - dhe 2 në 3 dhimbjet artikulare, duke nënvizuar një nevojë për zgjidhje më të përshtatshme. Kurohet me barna orale, e njëkohësisht me kremra dhe fasha (për një përfitim më të madh), duke ja atribuuar mjekut rolin thelbësor në zgjedhjen e barit".
Naproxen, - lexohet në një komunikatë, - përfaqëson një raport përfitim/risk të favorshëm si nga këndvështrimi gastroenterik edhe kardiologjik. Të ndryshme janë studimet që mbështesin sigurinë gastrointestinale, kur administrohet për periudha kohe të përputhshme me praktikën normale klinike.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>