Mjekësi e përgjithshme

dhj192016

Shtohen rastet e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme në SHBA

Vitin e kaluar incidenca për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Shtetet e Bashkuara arriti një rekord të ri: sipas vlerësimeve të Centers for Disease Control and Prevention (Cdc) totali komplesiv i rasteve me infeksion nga klamidia, gonorrea dhe sifilizi i ka tejkaluar 1.8 milionë në vitin 2015. Këto numra të sjella në raportin vjetor të Sexually Transmitted Disease Surveillance dhe të sapo-publikuara  në faqen zyrtare të Cdc nënvlerësohen meqë pjesa më e madhe e pacientëve me sëmundje seksualisht të transmetueshme janë të padiagnostikuar dhe të patrajtuar. Pavarësisht kësaj, të vetmet raste të trajtuara kanë arritur një shpenzim shumë të lartë: sipas Cdc shpenzimi vjetor i terapisë arrin në 16 miliardë dollarë. Në krahasim me 2014-n rastet me klamidi janë rritur me 5.9%, ato me gonorre me 12.8% dhe me sifiliz primar e sekondar deri në 19%.

Në 2015-n, 2/3 e infeksioneve nga klamidia janë verifikuar te të rinjtë me moshë 15-24 vjeç në 1.5 milionë raste në total. Dhe në të njëjtën grupmoshë është verifikuar edhe e gjysma e thuajse 400 mijë rasteve me gonorre. Ndërsa pjesa më e madhe e 23.872 rasteve të sinjalizuara me sifiliz primar e sekondar përfshin burra gay dhe biseksualë. Gratë e prekura nga sëmundja janë më pak se 10%, ndërsa rastet me sifliz kongjenital janë shtuar me 6%. Sipas ekspertëve të Cdc, rritja e incidencës së sëmundjes me transmetim seksual varet (të paktën pjesërisht) nga degradimi progresiv i sistemeve shëndetësore publike të destinuara që të mbajnë nën kontroll sëmundjet seskualisht të transmetueshme. "Shumë nga sistemet e adoptuara në Shtetet e Bashkuara për të parandaluar sëmundjet me transmetim seksual kanë humbur gradualisht efikasitetin e tyre", thotë Jonathan Mermin, drejtor i Qendrës kombëtare amerikane Cdc për Hiv, Aids, heaptit viral, sëmundje me transmetim seksual dhe parandalim të tuberkulozit. "Nëse nuk do të riorganizojmë dhe shtrijmë shërbime të tilla, barra ekonomike dhe njerëzore e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është e destinuar të rritet ende", përfundon Mermin.

 

Cdc - 2015 Sexually Transmitted Diseases Surveillance
https://www.cdc.gov/std/stats15/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>