Mjekësi e përgjithshme

jan242017

Enterobakteret rezistente ndaj karbapenemeve, shmangin sistemet e vëzhgimit epidemiologjik

tags: Bakter

Një lloj i veçantë bakteresh ka më shumë mënyra për t'i rezistuar antibiotikëve nga sa mendohej, sipas rezultateve të një studimi të publikuar në "Proceedings of the National Academy of Sciences, Pnas". Kërkuesit e koordinuar nga Bill Hanage, epidemiolog në Harvard T.H. Chan School of Public Health, kanë zbuluar se enterobakteret rezistente (Cre) ndaj karbapenemeve jo vetëm gjejnë shumë mënyra për të rezistuar ndaj antibiotikëve më të përdorur, por mund të përhapen duke shmangur relativisht lehtë sistemet aktuale të vëzhgimit epidemiologjik dhe infektivologjik. Për të arritur në këto përfundime, kërkuesit analizuan kampionet e Cre të izoluara nga gjaku, urina, plagë dhe rrugët respiratore të pacientëve të shtruar në tre spitale në Boston dhe në një spital në Irvine në Kaliforni.

"Sipas vlerësimeve të Qendrave për Parandalimin e Sëmundjeve, Cre shkaktojnë vetëm në Shtetet e Bashkuara 9.300 infeksione dhe 600 të vdekur në vit", pohon epidemilogu, duke nënvizuar se enterobakteret rezistente ndaj karbapenemeve kanë një aftësi të fortë për t'iu rezistuar antibiotikëve: një raport i fundit tregon se një grua në Nevada vdiq shtatorin e kaluar nga një infeksion nga Cre që rezultoi refraktar ndaj trajtimit me çdolloj antibiotiku të disponueshëm në Shtetet e Bashkuara.

"Dhe kjo shqetëson jo pak", shprehet Hanage që bashkë me kolegët ka studiuar sekuencat gjenike të 263 shtameve Cre, duke pohuar se pavarësisht se një numër i caktuar gjenesh njihen se japin rezistencën ndaj karbapenemeve - për shembull KPC, OXA, NDM, VIM4 - disa nga shtamet e studiuara nuk kishin as edhe një nga këto firma gjenetike, e megjithatë ishin njësoj rezistente.
"Nën dritën e këtyre të dhënave nuk është e qartë se çfarë e mundëson rezistencën ndaj antibiotikëve në gjenomën e tyre", thonë kërkuesit. "Këto rezultate sugjerojnë se infeksionet Cre po përhapen përtej rasteve të konfirmuara të sëmundjes dhe nëse duam t'i menaxhojmë duhet të ruajmë vigjilencën brenda komuniteteve tona dhe strukturave shëndetësore". 

 

Proc Natl Acad Sci U S A. 2017. doi: 10.1073/pnas.1616248114 https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28096418


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>