jan252017
Kurat për transgjinorët, 80% e endokrinologëve nuk janë të formuar
Sipas një studimi të publikuar në "Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism" rreth 80% e endokrinologëve kanë trajtuar një transgjender, por e njëjta përqindje endokrinologësh (80.6%) nuk janë trajnuar kurrë për mënyrën se si të trajtojnë këtë grup pacientësh.
Caroline Davidge-Pitts, nga departamenti i endokrinologjisë, diabetit, metabolizmit dhe ushqyerjes në Mayo Clinic në Rochester, Minesota, bashkë kolegët ka zhvilluar një sondazh on-line për 6.992 endokrinologë amerikanë, ndër të cilët 8% ishin pediatër dhe 104 drejtorë programesh të trajnuar në endokrinologji. Pjesa më e madhe e të intervistuarve u shpreh se ishin në gjendje të mblidhnin një anamnezë endokrinologjie te këta pacientë dhe të përshkruante një terapi të mundshme jormonale. Por pak prej tyre ishin në gjendje që të përballonin çështje të tjera terapeutike, si aspektet kirurgjike dhe vetëm 1/3 pohonte se i njihte temat ligjore apo psiko-sociale që transgjinorët duhet të përballojnë.
"Shumë nga këta persona marrin trajtime hormonale të përshkruara nga endokrinologë për të lehtësuar stresin e një identiteti dhe një gjinie të ndryshme nga ajo e lindjes", pohon studiuesja, duke shpjeguar se numri i transgjinorëve në kërkim të kurave është rritur në mënyrë drastike.
"Por ajo shqetëson është se shumë transgjinorë pësojnë një formë keqtrajtimi nga profesionistët e shëndetësisë, duke përfshirë ngacmimet dhe dhunën", pohon Davidge-Pitts. Për të mos folur pastaj për tentativat e vetëvrasjes, në rreth 60% mes transgjinorëve të cilëve iu janë refuzuar kurat nga ana e një ofruesi të asistencës shëndetësore. "Një formim mbi mënyrën se si të trajtohen transgjinorët duhet të nisë që në fakultetin e mjekësisë dhe një azhornim pas diplomimit dhe specialiteti nëpërmjet moduleve formuese on-line ose konferencave mjekësore mund të garantojë përgatitjen e duhur të profesionistëve", përfundon kërkuesja.
Jcem 2017. doi: 10.1210/jc.2016-3007
https://academic.oup.com/jcem/article-lookup/doi/10.1210/jc.2016-3007