Mjekësi e përgjithshme

mar142017

Aknet e moderuara, EMA rekomandon dienogest/etinilestradiol kur trajtimet e tjera dështojnë

tags: akne

Nëse trajtimet topike apo antibiotikët oralë janë treguar jo-efikasë për trajtimin e akneve të moderuara, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) ka rekomanduar që të përdoren barna të cilat përmbajnë kombinimin dienogest 2 mg dhe etinilestradiol 0.03 mg. Megjithatë këto barna, që janë aprovuar edhe si kontraceptivë hormonalë, duhet të përdoren vetëm te gratë që kanë zgjedhur të përdorin kontracepsionin oral.

Pasi vlerësuan të dhënat ekzistuese mbi efikasitetin e kombinimit në trajtimin e akneve, Komiteti i Produkteve Mjekësore për Përdorim Njerëzor (CHMP) ka dalë në përfundimin se ka prova të mjaftueshme në mbështetje të përdorimit të tij mbi aknet e moderuara. Sa i takon riskut për efekte anësore, CHMP konsideron se të dhënat e disponueshme nuk tregojnë evidenca të tjera për sigurinë në krahasim me ato që njihen tashmë. Risku i njohur i tromboembolizmit venoz (TEV apo formimi i koagulave të gjakut në vena) për shkak të përdorimit të të gjithë kontraceptivëve oralë të kombinuar, konsiderohet i ulët. Megjithatë të dhënat mbi riskun për tromboembolizëm venoz me dienogest/etinilestradiol nuk mjaftojnë për të lejuar që të kryhet me saktësi një ballafaqim me kontraceptivët e tjerë dhe priten të dhëna të tjera për këtë.

Duke marrë në konsideratë përfitimet kundër akneve nga përdorimi i kombinimit dienogest/etinilestradiol, riskun potencial për tromboembolizëm venoz dhe llojin e patologjisë, CHMP ka dalë në përfundimin se ky kombinim duhet të përdoret vetëm pasi trajtime të tjera kanë dështuar dhe vetëm kur pacientja ka zgjedhur të përdorë kontracepsioin oral.
CHMP ka rekomanduar gjithashtu se gratë duhet të ri-vizitohen nga mjeku i tyre 3-6 muaj pas fillimit të trajtimit dhe pas kësaj në mënyrë periodike për të rivlerësuar nevojën e vazhdimit të trajtimit./AIFA

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>