Mjekësi e përgjithshme

pri112017

Artriti reumatoid dhe skleroza sistemike: vlerësimi i funksionit të dorës luan një rol të rëndësishëm

Sipas një studimi të publikuar në International Journal of Rheumatic Diseases, është e rëndësishme të vlerësohet funksionaliteti i dorës te pacientët me artrit reumatoid dhe sklerozë sistemike. "Artikulacionet e dorës janë shënjestra e parë e artritit reumatoid, por përfshirja e dorës me trashjen e lëkurës dhe kontrakturat është e njohur edhe në sklerozën sistemike", shpjegon Kemal Erol nga Universiteti Erciyes në Kayseri Turqi dhe autor kryesor i studimit. "Vlerësimi i funksionit të dorës në sklerozën sistemike përgjithësisht është lënë jashtë vëmendjes në krahasim me artritin reumatoid", pohon ai.

Autorët kanë analizuar ndikimin e mundshëm të humbjes funksionale të dorës në funksionet fizike të përgjithshme, cilësinë e jetës dhe gjendjen psikologjike te personat me të dyja patologjitë.
50 pacientë të rritur me sklerozë sistemike dhe 51 me artrit reumatoid u përfshinë në studim, të grupuar sipas moshës dhe gjinisë. Kërkuesit zbuluan se funksionaliteti dhe cilësia e jetës ishin të ngjashme mes dy grupeve, por pacientët me artrit reumatoid kishin një nivel më të madh dhimbjeje të matur në shkallën analogjike dhe një indeks më të madh të masës trupore. Gjithashtu në të dyja grupet indeksi i dorës Duruöz ka treguar një humbje funksionale të ngjashme. Në sklerozën sistemike funksionimi i dorës u ndikua shumë nga forca e kapjes dhe nga niveli i modifikimit të lëkurës. "Vlerësimi i funksioneve të dorës është komponent i rëndësishëm në ekzaminimin klinik të pacientëve me artrit reumatoid dhe sklerozë sistemike. Te pacientët me sklerozë sistemike humbja e funksionalitetit të dorës është një karakteristikë e rëndësishme që kontribuon në gjendjen fizike të përgjithshme, në gjendjen mendore dhe në cilësinë e jetës, si dhe mund të jetë më e shpeshtë dhe më e rëndë nga sa ishte parashikuar", përfundojnë autorët.

 

Int J Rheum Dis. 2017. doi: 10.1111/1756-185X.13044
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28322506


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>