Focus

maj152023

Artriti reumatoid. Hidrokarburet aromatike policiklike shtojnë rrezikun

Ekspozimi ambiental ndaj hidrokarbureve aromatike policiklike (PAH) është i lidhur fort me rritjen e rrezikut për zhvillimin e artritit reumatoid. Këto janë përfundimet e një studimi të botuar në "BMJ Open", në të cilin  theksohet se këto kimikate, të formuara nga djegia e qymyrit, naftës, gazit, drurit ose pirja e duhanit, si dhe nga pjekja e mishit dhe ushqimeve të tjera në zgarë, gjithashtu duket se shpjegojnë se sa shumë ndikon pirja e duhanit në rritjen e rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundje.

"Provat në rritje lidhin toksikantët e ndryshëm mjedisorë me patologji të ndryshme afatgjata, por kanë qenë të paktë studimet që kanë ekzaminuar lidhjen e tyre me sëmundjet inflamatore, si artriti reumatoid, të cilat besohet se vijnë nga një ndërveprim midis gjeneve, gjinisë dhe moshës, dhe faktorëve mjedisorë, duke përfshirë edhe pirjen e duhanit, ushqimin dhe mënyra e jetesës", tha autorja kryesore e studimit Michelle Beidelschies nga Cleveland Clinic, Cleveland, SHBA.

Për të kuptuar më mirë rolin e ekspozimit ambiental në rritjen e rrezikut për zhvillimin e artritit reumatoid, studiuesit vlerësuan të dhënat e 21,987 të rriturve, ndër të cilët 1,418 me artrit reumatoid dhe 20,569 pa këtë sëmundje, pjesëmarrës në National Health and Nutrition Examination Survey (NHANES).

NHANES ka ekzaminuar një shumëllojshmëri të gjerë të substancave toksike, përveç PAH-ve, siç janë kimikatet e përdorura në prodhimin e plastikës dhe produkteve të ndryshme të konsumit (PHTHTE) dhe komponimet organike të avullueshme (VOCs), që rrjedhin nga bojërat, detergjentët dhe pesticidet. Mostrat e gjakut dhe urinës iu morën përkatësisht 7,090 pjesëmarrësve për të matur PAH-të, 7,024 PHTHTE-të dhe 7,129 VOCs-të.

Mundësitë për të zhvilluar artritit reumatoid ishin më të larta te njerëzit që kishin vlerat më të larta të PAH-ve në trup, pavarësisht faktit nëse kishin qenë duhanpirës apo vazhdonin të ishin. Metabolitët PHTHTE dhe VOCs nuk u lidhën me rritje të rrezikut, dhe pirja e duhanit gjithashtu nuk u shoqërua me një rrezik të shtuar të artritit reumatoid pas llogaritjes së niveleve të PAH-ve. Analizat e mëtejshme për të ndarë ndikimet e PAH-ve dhe pirjes së duhanit treguan se niveli trupor i PAH-ve përbën 90% të efektit total që ka pirja e duhanit në rritjen e rrezikut për zhvillimin e artritit reumatoid.

 

BMJ Open 2023. Doi: 10.1136/bmjopen-2022-071514
http://doi.org/10.1136/bmjopen-2022-071514


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>