Focus

maj242022

Artriti reumatoid. Një tampon bukal mund ta ekzaminojë sëmundjen edhe para se të shfaqë shenja

Sipas një studimi të botuar në Scientific Reports, qelizat e mbledhura përmes një tamponi në zonën e faqeve zbuluan disa bioshënjues për artritin reumatoid që mund të krijojnë një mënyrë të re diagnostikimi, duke dhënë mundësi për nisjen e trajtimit përpara se sëmundja të shfaqë shenja. Studiuesit identifikuan një numër epimutacionesh, faktorësh molekularë dhe procesesh që rregullojnë aktivitetin e gjenomës në qelizat e grave që vuajnë nga artriti reumatoid dhe që ishin të dallueshëm nga ata të pranishëm te gratë pa sëmundje autoimune.
"Ky zbulim mund të çojë përpara trajtimin për artritin reumatoid", tha Michael Skinner, nga Universiteti Shtetëror i Uashingtonit, autor kryesor i dokumentit.

"Nëse arrijmë t'i identifikojmë këta pacientë 10 vjet përpara se sëmundja të zhvillohet, mjekësisë parandaluese do t'i hapet një fushë e madhe disponueshmërie tek e cila nuk kishim qasje më parë", vazhdon ai. Ekspertët mblodhën qeliza bukale, duke përdorur një tampon nga dy grupe grash: një grup prej 26 femrash kaukaziane dhe një grup prej 23 femrash me ngjyrë. Në secilin grup, rreth gjysma e grave kishin artrit reumatoid dhe gjysma tjetër shërbente si grup kontrolli. Studiuesit identifikuan epimutacione në zonat e metilimit të ADN-së te gratë e të dyja grupeve që kishin artrit reumatoid dhe gjithashtu, gjetën një mbivendosje të madhe në epimutacionet midis grave me artrit reumatoid të të dyja racave, që do të thotë se bioshënjuesit e identifikuar përmbajnë një sinjal të fortë për sëmundjen.

"Çuditërisht, shumica e vendeve të metilimit të ADN-së që gjetëm te pacientët me këtë sëmundje ishin të lidhura me gjene që edhe më parë e dinim se ishin të përfshira në artritin reumatoid", tha Skinneri. Sipas ekspertëve, rezultatet tregojnë se në të ardhmen mund të zhvillohet një test diagnostik që përdor tamponin bukal për ekzaminimin e sëmundjes.


Scientific Reports 2021. Doi: 10.1038/s41598-021-03170-6
https://doi.org/10.1038/s41598-021-03170-6 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>