Mjekësi e përgjithshme

sht52023

Parkinsoni. Një analizë gjaku mund të bëjë të mundur diagnostikimin e hershëm

Një studim i publikuar në "Science Translational Medicine" tregon se sëmundja e Parkinsonit mund të zbulohet më herët nëpërmjet një analize gjaku. 

"Aktualisht, Parkinsoni diagnostikohet kryesisht në bazë të simptomave klinike, pasi ka ndodhur një dëmtim i konsiderueshëm neurologjik. Kjo analizë gjaku mund të na lejojë të diagnostikojmë sëmundjen dhe të fillojmë trajtimin shumë më herët", shpjegon autorja kryesore e studimit Laurie Sanders nga Shkolla e Mjekësisë Duke në SHBA.

Studiuesit u fokusuan në dëmtimin e ADN-së në mitokondri si një bioshënjues për mjetin e tyre diagnostikues. Studimet e kryer në të kaluarën e kanë lidhur dëmtimin e ADN-së mitokondriale me një rrezik në rritje për zhvillimin e Parkinsonit dhe ekspertët kanë raportuar edhe më parë një akumulim të dëmtimit të ADN-së mitokondriale në indin e trurit të pacientëve të vdekur me Parkinson. Duke përdorur reaksionin zinxhir polimerazë (PCR), autorët zhvilluan një test i cili përcaktoi me sukses nivelet më të larta të dëmtimit të ADN-së mitokondriale në qelizat e gjakut të mbledhura nga pacientët me Parkinson. Analiza e re identifikoi edhe nivelet e larta të ADN-së së dëmtuar në mostrat e gjakut të marra nga njerëzit që mbartin mutacionin e gjenit LRRK2, i cili rrit rrezikun për zhvillimin e kësaj sëmundjeje. Një analizë e mëtejshme e qelizave të pacientëve me Parkinsoni vlerësoi nëse testi ishte në gjendje të përcaktonte efikasitetin e një terapie që synon efektet që lidhen me mutacionin LRRK2. Te këto mostra, analiza identifikoi më pak dëmtime të ADN-së mitokondriale në qelizat e trajtuara me një inhibitor LRRK2 sesa te mostrat e marra nga pacientët që nuk kishin marrë inhibitorin, duke sugjeruar kështu se analiza mund të ndihmojë në identifikimin e pacientëve që mund të përfitojnë potencialisht nga trajtimet me inhibitorët të LRRK2 kinazës edhe nëse nuk kanë një mutacion LRRK2.

"Ne shpresojmë se ky test të mund të ndihmojë jo vetëm në diagnostikimin e sëmundjes së Parkinsonit, por gjithashtu të identifikojë barnat që kthejnë ose ndalojnë dëmtimin e ADN-së mitokondriale dhe procesin e sëmundjes", përfundojnë autorët.

 

Science Translational Medicine 2023. Doi: 10.1126/scitranslmed.abo1557
http://doi.org/10.1126/scitranslmed.abo1557


 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>