Mjekësi e përgjithshme

gus92017

Melanoma, inhibitorët e fosfodiesterazës nuk e rritin riskun

tags: melanoma

Inhibitorët e fosfodiesterazës, si sildenafil, nuk ndikojnë në rritjen e riskut për melanomë te burrat që e përdorin për të trajtuar disfunksionin erektil. Në këtë përfundim ka dalë një metanalizë e publikuar në Journal of the National Cancer Institute.
Administrata amerikane e Barnave dhe Ushqimit (FDA) në 2016-n përfshiu në listën e barnave me probleme të mundshme sigurie edhe inhibitorët e fosfodiesterazës, pasi studime të ndryshme kishin sugjeruar një lidhje mes përdorimit të sildenafil dhe rritjes së riskut për melanomë.
"Kemi zhvilluar një metanalizë të studimeve që kanë analizuar inhibitorët e fosfodiesterazës dhe melanomën; kemi identifikuar tre studime rast-kontroll dhe dy koortë që përfshinin një total prej 866.866 personash. Ndër ta u diagnostikuan me melanomë 41.874 individë", pohon Stacy Loeb nga New York University Langone Medical Center, autore kryesore e studimit.
Rezultatet e metanalizës ofruan një përmbledhje vlerësuese, tregues i një rritjeje të riskut për melanomë te burrat që përdornin inhibitorë të fosfodiesterazës, por analiza statistikore nuk tregoi asnjë provë për një lidhje shkakësore. Sipas autorëve, ky risk i shtuar mund t'i vishet një problemi zbulimi të studimit, meqë rezultatet sugjeronin se burrat që merrnin barna për disfunksionin erektil janë më të vetëdijshëm për shëndetin e tyre dhe kanë mundësi më të mëdha për t'u vizituar rregullisht te mjeku, e si rrjedhojë më shumë mundësi për të marrë një diagnozë për melanomë në krahasim me burra të tjerë të së njëjtës moshë.
Lidhja mes melanomës dhe marrjes së një inhibitori të fosfodiesterazës rezultoi statistikisht domethënëse vetëm te burrat me ekspozim të ulët ndaj këtyre barnave dhe me melanomë në fazë fillestare, duke evidentuar një mungesë të dozë-efekt-përgjigje dhe gradientit biologjik.
"Mjekët duhet të vazhdojnë të bëjnë screening për riskun e melanomës, por nuk është e nevojshme përfshirja e sildenafil dhe barnave të ngjashme në listën e kritereve të screening, - thonë autorët. - Në përgjithësi sildenafil dhe inhibitorët e tjerë të fosfodiesterazës janë barna të sigurta, nëse burrat nuk përdorin nitrate që mund të ulin presionin e gjakut".
 


J Natl Cancer Inst. 2017. doi: 10.1093/jnci/djx086
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC5437700/

 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>