Mjekësi e përgjithshme

sht122017

Vaksina kundër gripit, rekomandimet nga CDC për sezonin 2017-2018

Centers for Disease Control and Prevention (CDC) në Shtetet e Bashkuara kanë publikuar në Mmwr rekomandimet për vaksinën kundër gripit për sezonin 2017-2018, me autore të parë Lisa Grohskopf. "Edhe pse pa pasoja në pjesën më të madhe të rasteve, gripi mund të shkaktojë sëmundje të rënda dhe gjithashtu vdekjen sidomos për të moshuarit, fëmijët e vegjël, femrat shtatzënë dhe të sëmurët kronikë", shprehet Grohskopf duke kujtuar se me përjashtim të kundërindikimeve specifike, Cdc dhe Komiteti këshillues për Praktikat e Imunizimit (Acip) rekomandojnë që nga viti 2010 vaksinimin vjetor kundër gripit në të gjithë personat me moshë 6 muaj e lart. Mjekja infeksioniste shton: "Qëllimi kryesor i këtij dokumenti është azhornimi i rekomandimeve të Acip të vitit 2016-17 për sa i përket përdorimit të vaksinave sezonale kundër gripit për sezonin 2017-18".
Ndër pikat kryesore ekspertët e CDC zbulojnë se në Shtetet e Bashkuara vaksinat e inaktivuara dhe ato rekombinante do të jenë të disponueshme në të dyja formulimet: trivalente dhe katërvalente. Gjithashtu autorët nënvizojnë se produktet Afluria Quadrivalent dhe Flublok Quadrivalent janë aprovuar dhe se FluLaval Quadrivalent, më parë i limituar për fëmijët 3 vjeç e lart, mund të administrohet duke filluar nga mosha 6 muajsh. "Vaksinat trevalente do të përmbajnë viruset A/Michigan/45/2015 (H1N1) pdm09, A/Hong Kong/4801/2014 (H3N2) dhe një virus të ngjashëm me B/Brisbane/60/2008. Në formulimet katërvalente, të tre viruseve do t'iu shtohet një shtam i ngjashëm me B/Phuket/3073/2013", saktësojnë autorët duke nënvizuar se femrave në shtatzëni mund t'iu administrohet çdo lloj përgatitjeje anti-gripale aprovuar nga FDA. Cdc këshillojnë që imunizimi të bëhet para fillimit të simptomave dhe të fillohet fushata e vaksinimit para fundit të tetorit duke e vazhduar për të gjithë stinën. Për të moshuarit mbi 65 vjeç, së fundmi Grohskopf dhe kolegët sigurojnë se vaksina standarde me dozë të lartë është një opsion i pranueshëm duke mos këshilluar në fakt përdorimin e vaksinës së gjallë anti grip (FluMist) për të gjitha moshat, për shkak të efikasiteti të ulët për sa i përket virusit (H1N1) pdm09 gjatë sezoneve 2013-14 dhe 2015-16.


 

Mmwr Recomm Rep. 2017. doi: 10.15585/mmwr.rr6602a1
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/28841201


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>