Mjekësi e përgjithshme

dhj192017

Profesor doktor Myftar Barbullushi: Sëmundjet e veshkave, rrezikojnë të kthehen në epidemi

"Një pacient që ka diabet dhe probleme me veshkat, vdes 40 % më shpejt sesa një pacient që ka vetëm diabet..."

 

Shifrat e larta të personave të prekur nga sëmundjet e veshkave kanë alarmuar mjekët nefrologë dhe jo vetëm. Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë, prof. dr. Myftar Barbullushi, tha për Doktor33 se një në shtatë të rritur preket nga sëmundjet e veshkave. Por, akoma më problematik është fakti se kjo sëmundje e ndërlikon më shumë situatën kur pacienti vuan nga sëmundje të tjera, siç janë diabeti e hipertensioni. Këto ndërlikime kanë rritur edhe vdekshmërinë e pacientëve me sëmundje të veshkave.
"1 në 7 të rritur vuan nga problemet e veshkave dhe kjo rritje e frikshme ka shtuar me 31% vdekshmërinë nga sëmundjet e veshkave", tha prof. dr. Myftar Barbullushi.
Prof. dr. Barbullushi e konsideron më të rëndësishme sëmundjen e veshkave sesa problemet kardiake dhe diabetin, duke i konsideruar ato si shkaktare të shtimit të numrit të të sëmurëve me veshka.
 "Është shtuar hipertensioni, diabeti dhe problemet kardiake. Një pacient që ka diabet dhe probleme me veshkat, vdes 40 % më shpejt sesa një pacient që ka vetëm diabet", sqaron profesor Barbullushi.
Shefi i Shërbimit të Nefrologjisë u bën thirrje pacientëve, por edhe kardiologëve, si dhe mjekëve që merren me diabetin që, pasi të konstatojnë këto sëmundje te pacienti, t'i rekomandojnë që të drejtohen edhe te nefrologu për gjendjen shëndetësore të veshkave. Sipas tij, sëmundjet e veshkave parandalohen.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>