Mjekësi e përgjithshme

dhj292017

Astma, testet diagnostikuese që do të reduktojnë trajtimet e tepërta

Mjekët e përgjithshëm duhet ta diagnostikojnë astmën duke përdorur testet objektive, ndër të cilat: vlerësimi i oksidit nitrik të fraksionuar nga frymënxjerrja (FENO) (Fractional exhaled nitric oxide) dhe spirometria. Këto janë udhëzimet e reja të publikuara nga National Institute for Health and Care Excellence (NICE) në Angli.

"Praktika aktuale, duke iu besuar shenjave dhe simptomave të astmës pa teste objektive, shkakton diagnostikim të tepërt, ndërsa përdorimi i testit objektiv mund t'i kursejë shërbimit shëndetësor kombëtar 11,2-16,7 milionë euro në një periudhë prej 5 vjetësh, kryesisht duke reduktuar përshkrimet e padobishme", konfirmon Andrew Menzies-Gow, bashkëpresident i komitetit të orientimit. Udhëzimet rekomandojnë që testi i parë te të rriturit me simptoma të astmës duhet të jetë vlerësimi FENO, ndjekur nga spirometria dhe në rast se kjo do të zbulonte një bllokim, duhet të kryhet testi i kthyeshmërisë me bronkodilatator.

Në rastin e paqartësive të tjera, mund t'iu drejtohemi masave të ndryshimit të pikut të fluksit për një periudhë prej 2-4 javësh. Megjithatë, paralajmërojnë autorët, do të nevojitet kohë që ky ndryshim të implementohet në shërbimin shëndetësor kombëtar anglez, për shkak të nevojave për infrastrukturë shtesë dhe për trajnim të personelit. Pajisjet e kushtueshme dhe udhëzimet sugjerojnë që të marrim në konsideratë individualizimin e strukturave të cilat duhet t'i dedikohen diagnostikimit të astmës për ta bërë testin sa më efikas dhe ekonomik.
NICE ka testuar përdorimin e spirometrisë dhe të testit FENO në shtatë qendra në Angli që kanë marrë pajisje FENO falas dhe kanë mundur të bëjnë rimbursimin e kostove të mundshme të trajnimit.

Gjashtë nga qendrat kanë deklaruar se testi FENO ka qenë një ekzaminim shumë i vlefshëm për procesin diagnostikues dhe një test i thjeshtë për t'u kryer, duke u mirëpritur kështu edhe nga pacientët. Megjithatë, një qendër ka sinjalizuar probleme operative të vazhdueshme që kanë ndikuar në rezultatet e testit. Një ndryshim i mëtejshëm për t'u sinjalizuar tek udhëzimet ka të bëjë me mundësinë për të tentuar shtimin e një tablete antagoniste të receptorëve leukotriene (LTRA) për trajtimin e pacientëve me astmë të pakontrolluar të trajtuar me kortikosteroide inhalatore me doza të ulëta, para se të kalohet në një agonist beta me veprim të zgjatur. NICE vlerëson se në këtë mënyrë, në Angli, mund të kursehen 2 milionë stërlina në vit për çdo 10.000 vetë.

NICE Guidance 2017
https://www.nice.org.uk/guidance/ng80


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>