Mjekësi e përgjithshme

pri132018

Sindroma e lodhjes kronike? Shkak mund të jetë niveli i ulët i hormonit T3

tags: lodhje, Tiroide, T3, T4

Te një pjesë e subjekteve me sindromën e lodhjes kronike (CFS), prania e sëmundjes lidhet me nivelet e ulëta qarkulluese të triiodotironinës (T3) dhe nivelet normale të hormonit stimulues të tiroides (TSH). Këto janë rezultatet e një kërkimi të publikuar në "Frontiers in Endocrinology", me autore kryesore Begoña Ruiz-Núñez (Universiteti i Groningenit në Holandë). Rezultatet bazohen në ndjekjen e 98 pacientëve me sindromën e lodhjes kronike, që janë rekrutuar nga një klinikë në Amsterdam dhe që janë krahasuar me një grup kontrolli të formuar me 99 subjekte, duke i balancuar për gjini dhe moshë.

"Të gjithë pjesëmarrësve u është diagnostikuar një sindromë e lodhjes kronike me kriteret e vitit 1994, që në shumë aspekte ndryshojnë nga kriteret më të fundit diagnostikuese të atij që sot quhet encefalomieliti mialgjik (ME)/CFS", shkruajnë autorët, duke nënvizuar se kriteret e publikuara në vitin 2015 nga Instituti i Mjekësisë në SHBA (IOM), nuk kërkojnë që të tjera sëmundje që kanë si pasojë gjendjen e lodhjes, të përjashtohen në procedurën diagnostikuese, gjë që nuk parashikohej në përkufizimin e mëparshëm. 98 pjesëmarrësit me sindromën e lodhjes kronike, 21 burra dhe 77 gra, kishin moshë mesatare 43-vjeçare dhe indeks të masës trupore (IMT) 22kg/m2, ndërkohë që 23 meshkuj dhe 76 gra të grupit të kontrollit kishin moshë mesatare 39-vjeçare dhe IMT prej 23kg/m2, numra jo shumë të ndryshëm nga ata të grupit të kontrollit.

"Krahasuar me kontrollet, grupi CFS paraqiste nivele më të ulëta të triiodotironinës së lirë (FT3), T4 totale (TT4), T3 totale (TT3), të aktivitetit të deiodinazës periferike dhe të kapacitetit sekretues të gjëndrës tiroide", thonë kërkuesit, duke shtuar se nga rezultatet dalin edhe raporte më të ulëta të TT3/TT4, FT3/FT4, TT3/FT3 e TT4/FT4. Asnjë dallim, ama, nuk është vënë re midis grupeve, sa u përket parametrave të tjerë tiroidë, në veçanti: TSH, FT4, T3 e kundërt (rT3) dhe përqindja e TT4.

"Sindroma e niveleve të ulëta të triiodotironinës që kemi vënë re, mund të jetë në linjë me studime të fundit metabolomike që tregojnë një gjendje hipometabolike", hamendësojnë autorët. Núñez-i përfundon: "Nëse konfirmohen, këto të dhëna sugjerojnë se është e nevojshme për shtesa të T3-shit si trajtim për këta pacientë".

 

Front. Endocrinol 2018. Doi: 10.3389/fendo.2018.00097
https://www.frontiersin.org/articles/10.3389/fendo.2018.00097/full


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>