Mjekësi e përgjithshme

qer42018

Një ekzaminim joinvaziv mund të zbulojë në fazat e hershme kancerin gastroezofageal

Një test frymëmarrjeje mund të zbulojë me sukses praninë e kancerit të ezofagut e atë gastrik dhe në të ardhmen, mund të përdoret si ekzaminim i linjës së parë mbi pacientët.

Studimi ynë ka treguar potencialin që ka testi i frymëmarrjes në diagnostikimin jo invaziv të kancerit gastroezofageal në ambient klinik. Hapi tjetër, do të jetë stabilizimi i testit diagnostik në popullsi në fushën e trajtimeve bazë, ku do të aplikohet testi", konfirmon George Hanna (Kolegji Imperial i Londrës), i cili ka udhëhequr grupin e studimit. Testi kërkon përbërje kimike që janë zbuluar në frymën e pacientëve me kancer ezofagu dhe gastrik, sëmundje këto që prodhojnë një grup karakteristik përbërësish organikë të luhatshëm (VOC). Bëhet fjalë për substanca kimike që përmbajnë karbon, të pranishme te të gjitha qeniet e gjalla, por që në këtë rast, mund t'i ndihmojnë mjekët të identifikojnë shenjat e para të sëmundjes. Kërkuesit kanë qenë në gjendje të identifikonin dhe të kuantifikonin numrin e VOC-it në kampionët e frymëmarrjes, duke përdorur metodikën e spektrometrisë së masës.

Për të bërë analizat janë marrë mostra nga 335 pacientë në periudhën 2015-2016 në tre qendra spitalore londineze. Nga këta, 163 ishin diagnostikuar me kancer të ezofagut e gastrik dhe 172, paraqisnin sëmundje të tjera beninje ose asnjë sëmundje.

Pacientët në grupin me kancer, kishin moshë mesatare 68 vjeçare, 123 (69%) kishin një tumor të gradës T3/T4 dhe 106 (65%) paraqisnin metastaza limfonodale. Për të bërë testin, pacientët kanë fryrë në një pajisje ad hoc dhe përbërjet e luhatshme janë analizuar pranë laboratorit të dedikuar për testin e frymëmarrjes në Spitalin St. Mary, pjesë e Kolegjit Imperial.

Për t'u siguruar që nuk ka probleme të cilësisë, kërkuesit kanë kampionuar ajrin e dhomës në të cilën bëhej fryrja dhe kanë trajnuar të gjithë anëtarët e skuadrës për ta bërë testin e frymëmarrjes në mënyrën e duhur, përveçse kanë kalibruar me rregullsi instrumentet. Rezultatet kanë treguar se testi paraqet një ndjeshmëri prej 80% dhe një specificitet prej 81% për diagnostikimin e kancerit ezofageal dhe gastrik.

 

JAMA Oncology 2018. doi: 10.1001/jamaoncol.2018.0991
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/fullarticle/2681564


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>