Gjinekologji

maj162022

Mamografia dhe kanceri i gjirit. Pas një dekade kontrolli, gjysma e grave marrin një rezultat të rremë pozitiv

Një studim i UC Davis Health në JAMA Network Open tregon se gjysma e grave që i nënshtrohen mamografisë dixhitale tredimensionale do të marrin të paktën një rezultat të rremë pozitiv gjatë një dekade të ekzaminimit vjetor të kancerit të gjirit.

"Teknika e re me të cilën vendoset diagnoza e hershme nuk ka pasur ndikim të rëndësishëm në reduktimin e rezultateve të rreme, gjë që nxjerr në pah rëndësinë e dialogut midis pacientëve dhe mjekëve për faktorët e rrezikut, intervalin dhe metodat e depistimit", thotë Michael Bissell, epidemiolog në Departamentin e Shkencave të Shëndetit Publik të UC Davis dhe bashkautor i studimit, duke shpjeguar se gjasat për të marrë rezultate të rreme pas 10 vitesh ekzaminimi janë dukshëm më të ulëta te gratë që i nënshtrohen mamografisë dyvjeçare. Studiuesit analizuan të dhënat e mbledhura nga Konsorciumi i Mbikëqyrjes së Kancerit të Gjirit në 3 milionë mamografi kontrolli, të kryera në 903,495 gra të moshës 40 deri në 79 vjeçe, në periudhën 2005-2018, në 126 struktura radiologjike.

Studimi vlerësoi si modalitetet, ashtu edhe intervalin e depistimit, si dhe moshën dhe densitetin e gjirit, duke vlerësuar rrezikun kumulativ të marrjes së të paktën një diagnoze të rreme pozitive në një dekadë depistimi të kryer çdo vit ose çdo dy vjet. Të dhënat e mbledhura tregojnë se rreziku për t'u përballur me të paktën një diagnozë të rreme pozitive gjatë një periudhe 10-vjeçare është pak më i ulët me mamografinë dixhitale tredimensionale, në krahasim me ekzaminimin dydimensional, veçanërisht te gratë me gjoks jo shumë të madh dhe tek ato që i janë nënshtruar kontrollit të përvitshëm.

"Kemi mbetur të befasuar që teknologjia e re 3D në zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit nuk e ul ndjeshëm rrezikun e rezultateve të rreme pas 10 vjetësh depistimi, edhe pse shanset janë shumë më të ulëta me shqyrtimin e përsëritur dyvjeçar, sesa në kontrollin e përsëritur vjetor", shkruajnë autorët, duke vlerësuar se të paktën 17% e grave që i nënshtrohen mamografisë vjetore 3D marrin të paktën një rezultat të rremë pozitiv në 10 vjet, krahasuar me 10% të atyre që i nënshtrohen kontrollit dyvjeçar.


JAMA Network Open 2022. Doi: 10.1001/jamanetworkopen.2022.2440
http://doi.org/10.1001/jamanetworkopen.2022.2440


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>