Gjinekologji

shk52019

Kanceri i gjirit. Pas mamografisë negative, prognoza përkeqësohet

Sipas një kërkimi të botuar në "JAMA Oncology", rastet e kancerit të gjirit të diagnostikuar pas rezultatit negativ të mamografisë, duket se janë të lidhura më së shumti me një prognozë të pafavorshme, krahasuar me ato raste, që janë diagnostikuar pas skrinimit pozitiv.

"Rreth 15% e kancereve të gjirit janë diagnostikuar pasi pacientja i është nënshtruar skrinimit mamografik dhe ka patur rezultate negative", thotë Anne Marie McCarthy (Shkolla Mjekësore e Harvardit). Kërkuesit analizuan të dhënat e 306,028 grave 40 vjeçe ose më shumë, pa asnjë histori të kancerit të gjiri, që i janë nënshtruar ekzaminimit mamografik në periudhën 2011-2014. Kriteret e përdorura për të përcaktuar një prognozë të keqe, përfshinin metastazat e largëta, nyjet limfatike rajonale pozitive për kancerin, kanceri invaziv ER- dhe PR-pozitiv dhe HER2-negativ me një diametër prej 2 cm ose më shumë, karcinoma invazive negative treshe me diametër 1 cm ose më shumë, ose karcinoma invazive pozitive HER2, me diametër të paktën 1 cm.

Në përgjithësi, 272,881 femra kishin një rezultat negativ mamografik dhe 33,147, rezultat pozitiv. Ndër ato me rezultate negative, 160 u diagnostikuan më vonë me kancer. Një përqindje më e madhe e rasteve të diagnostikuara pas një mamografie negative, treguan prognozë më të pafavorshme se ato të diagnostikuara pas një mamografie pozitive (43.8% në krahasim me 26.9%). Gratë që kishin inde të dendura të gjirit, kishin dy herë më shumë gjasa të diagnostikoheshin me kancer, pavarësisht prognozës, pas rezultateve negative të mamografisë.

Ndonëse studiuesit nuk kanë vënë re një lidhje domethënëse mes moshës dhe historikut familjar, me karcinomën mamare, në vazhdim të rezultateve negative mamografike, mosha e re u shoqërua me një prognozë më të keqe te gratë e diagnostikuara pas një mamografie negative. "Rezultatet tona tregojnë se vlera pozitive parashikuese e rezultateve të mamografisë varet nga mosha e pacientit dhe historia e familjes, por jo nga dendësia e gjirit. Në të kundërt, vlera parashikuese negative varet nga dendësia e gjirit, por jo nga mosha e pacientit ose historia e familjes. Edhe pse norma e kancerit të gjirit pas një rezultati negativ të mamografisë është e vogël, probabiliteti që raste të tilla të jenë të lidhura me një prognozë të varfër thekson nevojën për të përmirësuar diagnozën e hershme për këto gra", përfundojnë autorët.


JAMA Oncology 2018. doi: 10.1001/jamaoncol.2018.0352
https://jamanetwork.com/journals/jamaoncology/article-abstract/2679560?redirect=true


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>