Mjekësi e përgjithshme

kor132018

Pas bypass-it gastrik, ulcera anastomotike është më e shpeshtë nga ç'mendohet

Përhapja e ulcerës anastomotike pas një bypass-i gastrik është më e lartë nga sa mendohet dhe shtohet me kalimin e kohës, veçanërisht mes duhanpirësve. Konstantinos Spaniolas (Universiteti i Nju Jorkut "Stony Brook") bashkë me grupin e tij të punës, ka studiuar 35.075 pacientë me moshë mesatare 42,5 vjeç, që i janë nënshtruar një procedure bypass-i gastrik në shtetin e Nju Jorkut, në periudhën 2005-2010. Në këtë popullsi, përhapja e grumbulluar komplekse e ulcerës anastomotike ka qenë 3,2% një vit pas procedurës, 4,7% dy vjet pas saj, 7,9% pesë vjet më pas dhe 11,4%, tetë vjet pas kryerjes së procedurës.

Faktorët e rrezikut në momentin e ndërhyrjes (dukshëm të lidhur me ulcerimin anastomotik), ishin: seksi mashkull, sëmundja pulmonare obstruktive kronike, çrregullime elektrolitike, pamjaftueshmëri renale, psikozë, hipertension dhe pirje e duhanit. Përhapja në 5 vjet e ulcerës anastomotike varionte nga 5,2% për pacientët me asnjë apo me një faktor rreziku dhe 15,9% për ata me pesë ose më shumë faktorë rreziku. Përdorimi i duhanit ishte dukshëm i lidhur me një përhapje më të gjerë të ulcerës anastomotike në çdo moment të ekzaminimit.

"Studimi sugjeron që përhapja në tetë vjet e ulcerës është rreth 11,4% dhe se nis të shtohet deri në 17,8% për pacientët me një historik duhanpirjeje", konfirmon Spaniolasi. Sipas autorëve, rezultatet mund të përdoren për të personalizuar përzgjedhjen e procedurave për pacientët që i janë ekspozuar duhanit, mundësisht duke e shmangur bypass-in gastrik, për t'i drejtuar drejt procedurave të tjera bariartrike ose duke zgjeruar procedurat profilaktike për ulcerën për të gjithë jetën, për individët duhanpirës që sidoqoftë, i janë nënshtruar bypass-it gastrik.

Gjithashtu, këto rezultate përforcojnë vlerën që ka ndjekja afatgjatë pas operacionit bariatrik, veçanërisht me synimin për t'i identifikuar dhe trajtuar në mënyrë agresive këto ulcerime, në fazat e hershme të zhvillimit të tyre.

 

JAMA Surg. 2018. doi: 10.1001/jamasurg.2018.1616
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/29926103


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>