Mjekësi e përgjithshme

tet302018

Transplanti i veshkave. Shumë organe nuk përdoren, për shkak të rezultateve të biopsisë

Shumë veshka që u janë hequr donatorëve të vdekur, nuk janë përdorur më tej për transplantim për shkak të rezultateve të biopsisë, pavarësisht se këto praktika nuk janë të pagabueshme dhe as të përsëritshme. Kjo është gjetja e një studimi të publikuar në "Clinical Journal of the American Society of Nephrology" (CJASN).

"Plot 20% e veshkave të donatorëve të vdekur nuk janë përdorur, shpesh për shkak të rezultateve të biopsive të kryera kur organi është marrë nga donatori. Këto biopsi janë interpretuar ndonjëherë nga patologët me trajnim ose eksperiencë të kufizuar në sëmundjet e veshkave", shpjegon Sumit Mohan dhe Syed Ali Husein (Universiteti i Kolumbisë dhe Shkolla e Shëndetit "Mailman"), të cilët kanë udhëhequr grupin e punës. Që të hetonin vlerën parashikuese të biopsive të kryera për të përcaktuar se cilat veshka ishin të përshtatshme për transplantim, hulumtuesit shqyrtuan informacionin mbi 300 veshka nga donatorët e vdekur, që janë transplantuar në ambientin e tyre nga viti 2006, deri në vitin 2009. Në organe ishte kryer një biopsi si në kohën e marrjes, ashtu edhe në kohën e implantimit, duke ndjekur praktikat më të mira për ekzekutimin e procedurave. Studiuesit zbuluan se përputhja mes biopsive të zhvilluara në eksplant, me ato të kryera në implant, ishte e dobët. Për më tepër, biopsitë në kohën e eksplantit nuk ishin aq të sakta sa ato që kryheshin në kohën e riimplantimit, në parashikimin e suksesit të procedurës së transplantimit.

Hulumtuesit studiuan gjithashtu një nëngrup me 116 organe në të cilat ishte kryer më shumë se një biopsi eksplanti dhe vuri në dukje se kishte një mospërputhje të dukshme midis biopsive sekuenciale të kryera në të njëjtën veshkë, gjë që do të nënvizonte riprodhueshmërinë e saj të dobët. Autorët theksojnë se duhet të konsiderohen zgjidhje të ndryshme për të përmirësuar vlerën parashikuese të biopsive, duke përfshirë kërkesën për rishikimin e biopsisë nga patologët ekspertë të veshkave, standardizimin e teknikave të kryerjes e raportimit të biopsisë dhe një integrim më të mirë të të dhënave të biopsisë, me informacione të tjera klinike.

"Ne besojmë se studimet e ardhshme me përzgjedhje rastësore, janë të nevojshme për të kuptuar në mënyrë më të plotë rolin e biopsive në skenarin e përdorimit efikas dhe të përshtatshëm të organeve", përfundojnë autorët.

 

CJASN 2018. doi: 10.2215/CJN.04150418
https://dx.doi.org/10.2215/CJN.04150418


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>