Mjekësi e përgjithshme

jan242019

Mbitrajtimi i karcinomave të tiroides. Duhet më pak tiroidektomi totale dhe më shumë lobektomi

Mbitrajtimi i karcinomave të vogla papilare të tiroides është i zakonshëm, sipas një artikulli të publikuar në "New England Journal of Medicine". Duke u nisur nga konstatimi që vdekshmëria për shkak të kancerit të tiroides ka mbetur e qëndrueshme, pavarësisht rritjes dramatike të incidencës, që është tregues i një mbidiagnostikimi të përhapur, H. Gilbert Welch (Instituti Dartmouth) dhe Gerard M. Doherty (Brigham and Women's Hospital, Boston), diskutojnë në lidhje me përpjekjet për të reduktuar mbitrajtimin.

Kërkuesit vënë në dukje se mbështesin mbikëqyrjen aktive për disa pacientë me tumore të vogla papilare dhe që zgjedhja ndërmjet tiroidektomisë totale dhe lobektomisë ka efekt të dobët mbi riskun e vdekshmërisë për kancerin e tiroides. Megjithatë, norma e tiroidektomisë totale është rritur më shpejt se ajo e lobektomisë. Duke qenë se, mbështesin autorët, është e vështirë që pacientët të kenë preferenca në lidhje me strategjinë operative që do të ndiqet, rritja supozohet se ndodh për shkak të preferencave të mjekut. Motivimi në bazë të persistencës në kryerjen e tiroidektomisë totale, mund të ndodhë për shkak të njohurive dhe motivimeve të pamjaftueshme, edhe pse kirurgët mund të nënvlerësojnë normat e komplikacioneve, veçanërisht nëse e kryejnë rrallë këtë ndërhyrje, ndërsa të tjerë priren të zgjedhin tiroidektominë totale, thjesht duke ndjekur bindjet e praktikës klinike që vazhdojnë prej shumë kohësh. Është e vërtetë që këshillimi për dezintensifikimin e trajtimit mund të rrisë ankthin ndërmjet pacientëve, por mjekët e kujdesit primar mund të mbështesin nëpërmjet një aktiviteti të tipit edukues që iu drejtohet pacientëve.

Shkurtimisht, "mbikëqyrja aktive duhet të jetë një opsion i disponueshëm për pacientët me tumore të vogla papilare", shkruajnë autorët. "Ata që preferojnë ndërhyrjen, ose për të cilët kjo e fundit është justifikuar nga sëmundja, duhet të qartësojmë që lobektomia është shpesh zgjedhja më e mirë. Në fakt, përveç reduktimit të mbidiagnostikimit të kancerit të tiroides, duhet të reduktojmë mbitrajtimin", konfirmojnë ata. "Në lidhje me tiroidektominë totale, lobektomia e tiroides sjell më pak risqe dhe ruan indin e tiroides, duke shmangur shpesh nevojën e një terapie zëvendësuese me hormone të tiroides."


N Engl J Med, 2018;379:310-312. doi: 10.1056/NEJMp1804426.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30044933


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>