Mjekësi e përgjithshme

pri192019

Nodujt tiroidë me citologji të papërcaktuar. Lobektomi, edhe kur janë > 4 cm

Udhëzimet aktuale të ATA-s (Shoqata Amerikane e Tiroides) këshillojnë në rastet e nodujve të tiroides me përmasa > 4 cm, ndërhyrjen e tiroidektomisë totale dhe jo një lobektomi të thjeshtë. E pra, shumë rrallë ndodh të konfirmohen rastet e neoplazive agresive.

Massimo Torlontano dhe Michela Massa (IRCCS, San Giovanni Rotondo) sinjalizojnë se: "Një studim i fundit ka shqyrtuar këtë aspekt, duke analizuar në mënyrë retrospektive të dhënat klinike dhe histopatologjike të 652 nodujve te 589 pacientë, të gjithë me citologji të papërcaktuar (prani atipie ose e lezioneve folikulare me domethënie të papërcaktuar ose neoplazi folikulare, ose me qelizat Hürthle, që u përkasin klasave Tir 3A e Tir 3B të klasifikimit italian); nga këto, 106 ishin me përmasa > 4 cm".

Këto janë rezultatet e studimit, që janë sjellë nga Torlontano e Massa: "173/652 noduj (26.5%) kanë rezultuar malinjë në ekzaminimin histologjik. Duke krahasuar nodujt me përmasa < apo > 4 cm nuk kishte dallime në prevalencën e kancerit; kishte vetëm një lidhje të dobët mes pranisë së metastazave në distancë të largët dhe tumoreve me përmasa të mëdha; pas një ndjekjeje mesatare prej 36 muajsh, nuk kanë rezultuar recidiva dhe asnjë dallim në përgjigjen ndaj terapisë fillestare, te më shumë se 80% e pacientëve në të dyja grupet, që kishin patur një përgjigje të shkëlqyer ndaj terapisë".

Si përfundim, konfirmojnë specialistët, të dhënat e paraqitura në këtë studim, konfirmojnë diametri > 4 cm nuk është i lidhur me një rrezik më të madh për kancer, me agresivitet më të madh të kancerit apo me prognozë më të keqe.
Duke u bazuar në këto rezultate, autorët propozojnë një kirurgji më pak agresive edhe për nodujt > 4 cm, me citologji të papërcaktuar (vetëm lobektomi, në vend të tiroidektomisë totale), duke reduktuar kështu rrezikun e komplikacioneve kirurgjikale dhe të terapisë zëvendësuese për të gjithë jetën. Kështu, është më mirë të individualizohet rast pas rasti zgjerimi i kirurgjisë, në bazë të karakteristikave të pacientit.


JAMA Otolaryngol Head Neck Surg. 2018, 144: 788-95. doi: 10.1001/jamaoto.2018.1070.
https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pubmed/30027226


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>