Mjekësi e përgjithshme

kor242019

Terapitë e dhimbjeve pas kirurgjisë. Rezultatet e studimit në SHBA

Sipas një studimi të botuar në "Journal of the American College of Surgeons", pacientët që kishin pësuar një ndërhyrje kirurgjikale të vogël dhe që trajtohen me antidolorifikë OTC (acetaminophen dhe ibuprofen) nuk kanë patur nevojë të përdorin analgjezikët opioidë, ose i kanë përdorur ata në mënyrë shumë të kufizuar. Siç shpjegon Beth Darnall (Universiteti i Stanfordit), "rezultatet e studimit tregojnë se shumë pacientë kirurgjikalë nuk kanë nevojë për opioide për të kontrolluar dhimbjen dhe se, kur është e mundur, nuk duhet përkrahur përdorimi i këtyre antidolorifikëve. Mbajmë parasysh këtu edhe se për disa pacientë, opioidet janë absolutisht të domosdoshme, prandaj duhet t'i marrim gjithmonë në konsideratë këto dallime".

Studimi, i marrë nga Reuters, përfshinte 190 individë të cilët kishin bërë operacione të vogla kirurgjikale: heqje laparoskopike e fshikëzës së tëmthit, laparoskopi për shkak të hernies inguinale, heqje e gjëndrës tiroide ose paratiroide, heqje e prostatës me procedurë robotike, endoskopi nazale, gastrektomi parciale vertikale. Para operacionit, vullnetarët u këshilluan që të përdornin antidolorifikë jo opioidë çdo tre orë, duke alternuar 600mg ibuprofen me 650mg acetaminophen. Vullnetarët morën gjithashtu një recetë për pilula oksikodoni 5 mg, të shoqëruar me një kërkesë për të marrë opioide, vetëm në rast të dhimbjes së padurueshme.

Tre muaj pas ndërhyrjes, 52% e kampionit thanë se nuk kishin nevojë të përdornin oksikodon, ndërsa 98% e atyre që pohuan se kishin përdorur opioide, thanë se nuk kishin pirë më shumë se 10 pilula.
"Gjatë viteve, kirurgët kanë arritur të përshkruajnë 20-40 tableta oksikodoni, shpjegon Kevin Hill (Shkolla e Mjekësisë e Harvardit). Ky studim dhe të tjerët sugjerojnë se këto sasi ishin shpesh të panevojshme".
"Efikasiteti i protokollit të studimit është i lidhur me edukimin sa i përket përdorimit të barnave jo opioide antidolorifike, por që gëzojnë ende fuqi të lartë", theksoi një nga bashkautorët e studimit, Chad Brummett (Universiteti i Miçiganit).

Sipas të dhënave të raportuara nga gazeta amerikane, deri në 10% e pacientëve që marrin opioide për herë të parë pas një operacioni, kanë tendencë të zhvillojnë varësi afatgjatë, fillimi i së cilës, shpesh, lidhet me sasinë e recetës fillestare. Studime të mëparshme kanë evidentuar se si, në fund të rimëkëmbjes, pacientët shpesh avanconin në mesatarisht 19 tableta opioide. Në rastin e këtij studimi, gjysmës së pacientëve nuk u kishin mbetur më shumë se dy pilula.
"Koncepti themelor është që kirurgët dhe dentistët duhet të ruajnë nga ekspozimi ndaj këtyre barnave", komentoi Michael Engles (Universiteti i Miçiganit), bashkautor i hulumtimit, para se të shpjegonte se si shumica e personave të varur nga heroina, ekspozimin e parë e kishin patur ndaj opioideve, përmes sigurimit të kujdesit mjekësor. Një recetë e tepruar do të çonte pastaj në ekspozimin e zgjatur dhe praninë e barnave të papërdorura, të cilat mund të bëhen subjekt i abuzimit, sidomos mes më të rinjve: në vitin 2017, rreth 11.4 milionë qytetarë amerikanë të moshës 12 vjeç e lart, kishin abuzuar me barna opioide.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>