maj62019
Abuzimi me opioidet për dhimbjen pas operatore. Duhet më shumë kujdes në përshkrim
Një seri me tre studime të publikuara në "Lancet", vë në dukje, mes praktikave aktuale të menaxhimit të dhimbjes pas operatore, përdorimin e barnave opioide në periudhat para- dhe pas operatore, që mendohet se luan një rol të rëndësishëm në krizën nga opioidet në Amerikën e Veriut dhe në Australi.
Dokumenti i parë ofron një pasqyrë të plotë të karakteristikave të dhimbjes kronike post kirurgjikale. Përveç kësaj, mbulohen edhe tema të tilla si qasjet që synojnë të parandalojnë kalimin nga dhimbja akute në dhimbje kronike, rolin e klinikave të dhimbjeve të përkohshme në parandalimin e dhimbjeve kronike dhe trajtimin e dhimbjeve kronike tashmë të qëndrueshme. "Dhimbja kronike post kirurgjikale është e ngjashme me dhimbjet e tjera kronike, prandaj edhe kërkon një ndërhyrje të plotë bio-psiko-sociale. Klinikat e dhimbjeve të përkohshme paraqesin një qasje të re, që synon eliminimin e marrjes së tepërt të opioideve pas operacionit", thotë Paul Myes (Universiteti Monash, Australi), autori kryesor i studimit.
Në artikullin e dytë, ekspertët rendisin tendencat që favorizojnë rritjen e përshkrimit të opiateve, duke përfshirë mbikëqyrjen e këtyre barnave për menaxhimin e dhimbjeve pas kirurgjikale. Më pas, ata diskutojnë rezultatet negative të lidhura me këtë praktikë dhe strategjitë e politikat e ndjekura në përpjekjen për t'u përballur me këtë problem. "Po ndiqen procedura për identifikimin dhe zbatimin e ndërhyrjeve efektive në nivel të pacientit, të sistemit shëndetësor dhe politikave për të dekurajuar teprimet me përshkrimin e opioideve dhe për të parandaluar abuzimin me to", vëren Mark Neuman (Universiteti i Pensilvanisë, Filadelfia), autori kryesor i studimit.
Në artikullin e fundit të serisë, kushtuar përdorimit të analgjezisë me opioide në periudhën peri operative, studiuesit u përpoqën të theksonin dy fenomene të lidhura me përdorimin afatgjatë të këtyre barnave, pra, tolerancën dhe hiperalgjezinë, të dyja të lidhura me një shtim të dozave të opioideve dhe me menaxhimin jo në mënyrë të duhur të dhimbjeve. "Duke përmirësuar mirëkuptimin e mekanizmave themelorë, mund të jetë i mundur zhvillimi i strategjive për të identifikuar dhe menaxhuar më mirë dhimbjen pas operacionit dhe dhimbjet pas një lëndimi, për të përmirësuar sigurinë dhe efikasitetin e përdorimit të opioideve dhe për të minimizuar dëmet afatgjata", përfundon Lesley Colvin (Universiteti i Dandit në Skoci), autori kryesor i studimit.
Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)30428-3
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(19)30428-3/fulltext
Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)30430-1
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(19)30430-1/fulltext
Lancet 2019. Doi: 10.1016/S0140-6736(19)30352-6
https://www.thelancet.com/journals/lancet/article/PIIS0140-6736(19)30352-6/fulltext