Mjekësi e përgjithshme

mar92022

Dhimbja kronike. Një shpresë shërimi përmes riorganizimit të rrjeteve perineuronale

Dhimbja kronike, një gjendje klinike paaftësuese që mund të zgjasë me muaj ose vite pas ngjarjes patologjike që e ka gjeneruar, ka një ndikim të thellë në jetën e njerëzve që vuajnë prej saj dhe terapitë standarde me medikamente, siç janë qetësuesit e dhimbjes, mund të mos jenë të mjaftueshme për ta luftuar. Riorganizimi i rrjeteve perineuronale mund të "rivendosë" qarkun neurologjik që qëndron në themel të sëmundjes. Këtë perspektivë e ka hapur laboratori i neurofarmakologjisë në I.R.C.C.S. Neuromed Pozzilli (Molise, Itali).

Kërkuesit, duke studiuar modelet e kafshëve, kanë identifikuar një element thelbësor në proceset nervore që qëndrojnë në bazë të dhimbjes kronike. Këto janë rrjetet perineuronale, struktura jashtëqelizore të përbëra nga proteina dhe karbohidrate që formojnë një lloj veshjeje rreth neuroneve. Këto rrjete luajnë një rol vendimtar, për shembull, në fiksimin e kujtimeve dhe në aftësinë e trurit për të qenë pak a shumë "plastik", domethënë, i aftë për t'u përshtatur.

Hulumtimi Neuromed, i botuar në Journal of Neuroscience, ka theksuar se në dhimbjen kronike, rrjetet perineuronale të zonave specifike të trurit janë më të trasha, duke "rregulluar" kujtesën e dhimbjes, ndërsa vazhdojnë të jenë aktive dhe vazhdojnë të gjenerojnë ndjesi dhimbjeje.

"Rritja e densitetit të rrjeteve perineuronale që kemi vërejtur në korteksin somatosensorial dhe në korteksin medial paraballor - thotë dr. Giada Mascio, autore e parë e punimit shkencor - na tregon se dhimbja kronike shoqërohet me një lloj stabilizimi të rrugëve nervore në ato zona cerebrale", shpjegon ajo. "Kështu, kemi provokuar një degradim farmakologjik të rrjeteve perineuronale. Në këtë mënyrë, ne rivendosim plasticitetin e sistemit nervor, mund të themi se e "zhbllokojmë" atë. Rezultati që kemi marrë është se stimuli i dhimbshëm zhduket. Sigurisht që jemi vetëm në fillim dhe do të nevojiten më shumë kërkime, por mendojmë se kjo është një rrugë premtuese drejt zhvillimit të barnave novatore".

"Përveç vlerës së këtij studimi në kërkimin e zgjidhjes së një problemi serioz siç është dhimbja kronike, komenton profesor Ferdinando Nicoletti, drejtues i Njësisë së Neurofarmakologjisë,  rezultatet kanë një aspekt tjetër që e konsideroj të rëndësishëm: rrjetet perineuronale mund të jenë struktura dinamike; ato nuk janë të fiksuara përgjithmonë. Kjo do të thotë që truri ruan, ose mund të shtyhet për të rifituar një plasticitet që e bën atë të aftë për t'u përshtatur me situata të reja edhe në moshë madhore, ndryshe nga hipotezat e mëparshme që e shihnin atë të "bllokuar" pas periudhës së fëmijërisë dhe adoleshencës".


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>