Mjekësi e përgjithshme

pri82020

Coronavirusi. Në SHBA, përditësohen udhëzimet për oftalmologët

Sapo janë publikuar, nga Akademia Amerikane e Oftalmologjisë (AAO), rekomandime specifike për asistencën oftalmologjike ndaj pacientëve urgjentë dhe jo urgjentë gjatë periudhës pandemike të Covid-19. Ja, cilat janë pikat kryesore:

1) Për shkak të pandemisë Covid-19, të gjithë okulistët duhet menjëherë të ndalin ofrimin e ndonjë trajtimi tjetër përveç kujdesit urgjent.
2) Disa raporte sugjerojnë që Covid-19 mund të shkaktojë konjunktivit dhe mund të transmetohet me anë të kontaktit të aerosolit me konjuktivën.
3) Pacientët me konjuktivit shkojnë shpesh në klinikat okulistike ose në departamentet e urgjencës dhe për këtë arsye, okulistët mund të jenë klinistët e parë që ekzaminojnë pacientët që mund të kenë Covid-19.
4) Para ekzaminimit, okulistët duhet të pyesin pacientët nëse kanë ethe ose simptoma respiratore dhe nëse ata ose familjarët e tyre kanë udhëtuar kohët e fundit.
5) Okulistët duhet të marrin masat e nevojshme të sigurisë gjatë kujdesit për pacientët që mund të kenë Covid-19. Kjo përfshin mbrojtje për gojën, hundën dhe sytë, përdorimin e pengesave, siç është llamba dhe vazhdimin e përdorimit të të njëjtave praktika të dezinfektimit të përdorura deri më tani, për të parandaluar përhapjen e patogjeneve virale në zyrë.
6) Mjekët okulistikë duhet të përdorin maja njëpërdorimëshe të tonometrit kur kontrollojnë tensionin intraokular sepse virusi është gjetur në lotët e disa pacientëve që kanë konjuktivit.

Gjithashtu, AAO-ja bën të ditur se nuk ka opinione mbi sigurinë dhe efikasitetin e trajtimeve sistemike anti-Covid-19, aktualisht në fazë studimi.

 

Aao. Important coronavirus updates for ophtalmologists. 2020 Apr 4.
https://www.aao.org/headline/alert-important-coronavirus-context


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>