Focus

nën202020

Maskat mbrojnë edhe ata që i mbajnë, jo vetëm të tjerët. Ja, cilat funksionojnë dhe cilat jo

Sipas udhëzuesit të ri të Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA, maskat mund të mbrojnë mbajtësit e tyre dhe të tjerët nga infeksioni Sars-CoV-2. Përditësimi bën një ndryshim në udhëzuesin e mëparshëm i cili deklaroi se maskat parandalonin kryesisht përhapjen e virusit te të tjerët, në vend që të mbronin përdoruesin e tyre. "Maskat ndihmojnë në pakësimin e thithjes së spërklave nga përdoruesi", shpjegojnë ekspertët e CDC-së në komunikimin e ri.

Sipas udhëzuesit, maskat prej pëlhure me shumë shtresa mund të ofrojnë filtrim të mjaftueshëm për mbrojtjen personale dhe të bllokojnë grimcat e virusit të ekspiruara nga të tjerët. Raporti citon disa studime të fundit që kanë treguar një rënie të transmetimit të virusit, i cili në disa raste ka arritur më shumë se 70%. Në një shembull, përdorimi i maskës nga dy parukierë të infektuar parandaloi transmetimin te 67 klientët e tyre, të cilët më pas u kontrolluan. Në një skenar tjetër, njerëzit që mbanin maskë në fluturimet e gjata ndërkombëtare kishin shmangur infektimin nga bashkudhëtarët.

"Miratimi i politikave universale për mbajtjen e maskës mund të ndihmojë në shmangien e karantinimeve në të ardhmen, veçanërisht nëse këto kombinohen me ndërhyrje të tjera jo-farmaceutike siç është distancimi social, higjiena e duarve dhe ventilimi i duhur", thuhet në dokument. Studiuesit theksojnë se disa lloje maskash prej cope, mund të jenë thuajse po aq efektive sa maskat kirurgjikale në bllokimin e spërklave; për shembull, polipropileni mund të krijojë një ngarkesë statike që kap grimcat dhe mëndafshi mund të sprapsë spërklat.

Në përgjithësi, maskat me shtresa të shumëfishta dhe material me shumë fije janë më efektive në ndalimin e transmetimit të virusit sesa maskat me një shtresë të vetme dhe më pak fije. Në disa raste, maskat me shumë shtresa kanë qenë në gjendje të filtrojnë pothuajse 50% të grimcave të imëta, më të vogla se një mikron.


CDC - Scientific Brief
https://www.cdc.gov/coronavirus/2019-ncov/more/masking-science-sars-cov2.html


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>