Mjekësi e përgjithshme

qer42020

Covid-19 te pacientët me demencë. Mutacioni gjenetik kontribuon në shtimin e rrezikut

Sipas një studimi të botuar në "Journal of Gerontology: Medical Sciences", një mutacion gjenetik i lidhur me demencën, dyfishon rrezikun e zhvillimit të formave të rënda të Covid-19. "Kemi analizuar të dhënat e studimit Biobank në Mbretërinë e Bashkuar, i cili mbledh informacion shëndetësor dhe gjenetik mbi 500,000 njerëz dhe u përballëm me një rrezik të lartë për infeksion të rëndë nga coronavirusi i ri, mes individëve me origjinë evropiane, të cilët kanë dy kopje defektoze të gjenit Apoe, mutacion i njohur si e4e4", shpjegon David Melzer, nga Universiteti i Shëndetësisë në Konektikat dhe Universiteti Exeter në Mbretërinë e Bashkuar, autor kryesor i studimit.

Siç theksojnë autorët, nga individët me origjinë evropiane, një në 36 vetë e ka këtë mutacion, i cili shton deri në 14 herë rrezikun e zhvillimit të sëmundjes së Alzheimerit dhe sëmundjeve të zemrës. Më parë, studiuesit zbuluan se njerëzit me demencë kishin tre herë më shumë të ngjarë të sëmureshin me format e rënda të Covid-19 dhe sqaruan se ky rrezik i rritur mund të ndodhë pjesërisht për shkak të përhapjes së lartë të virusit në azile. Tani, ata kanë vënë re se 2.36% e pjesëmarrësve me origjinë evropiane në studim kishin gjenin difektoz Apoe e4e4 dhe se 5.13% e atyre që rezultuan pozitivë për Covid-19, kishin këtë variant gjenetik.

Në praktikë, bazuar në këto rezultate, rreziku për t'u sëmurur nga Covid-19 i njerëzve me mutacionin, do të ishte i dyfishtë në krahasim me ata me formën normale të gjenit (a3a3), edhe nëse nuk kanë zhvilluar demencë. Ekspertët mendojnë se është e rëndësishme të vihet në dukje se si ky gjen i dëmtuar shkakton ndjeshmërinë ndaj Covid-19. "Tashmë, shumë kërkime kanë treguar se njerëzit me demencë, janë më në rrezik për të zhvilluar forma të rënda të Covid-19. Studimi ynë sugjeron që ky rrezik i lartë mund të mos jetë thjesht pasojë e efekteve të demencës, pleqërisë ose brishtësisë dhe ekspozimit ndaj virusit në azile, por që ai mund të shkaktohet pjesërisht nga një ndryshim themelor gjenetik, i cili vë në rrezik bartësit e mutacionit për sëmundje nga coronavirusi i ri dhe nga demenca", përfundojnë autorët.


J Geront: Med Sciences 2020. Doi: 10.1093/gerona/glaa131
https://doi.org/10.1093/gerona/glaa131


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>