Mjekësi e përgjithshme

kor212020

Sëmundja parodontale rrit rrezikun e kancerit të stomakut dhe të ezofagut

Njerëzit që kanë sëmundje parodontale, mund të jenë në rrezik më të lartë për zhvillim të kancerit të ezofagut dhe stomakut, sipas një letre kërkimore të botuar në "Gut". "Studimet e mëparshme mbi marrëdhëniet midis sëmundjes parodontale, humbjes së dhëmbëve dhe kancerit të ezofagut dhe stomakut, nuk kanë qenë konsistente. Kjo është arsyeja pse kemi dashur ta hetojmë çështjen më tej", shpjegon Chun-Han Lo (Shkolla e Shëndetit Publik Harvard T.H. Chan, në Boston), i cili drejtoi ekipin e punës.

Studiuesit shqyrtuan lidhjen midis sëmundjes parodontale dhe humbjes së dhëmbëve, me rrezikun e kancerit të ezofagut dhe stomakut në 98.459 gra që morën pjesë në Studimin e Shëndetit të Infermierëve dhe 49.685 burra që morën pjesë në Studimin e Profesionistëve të Shëndetit. Problemet dentare, demografia, mënyra e jetesës dhe dieta u vlerësuan duke përdorur pyetësorë ndjekjeje dhe diagnoza e vetëraportuar e kancerit u konfirmua përmes të dhënave mjekësore.

Gjatë 22-28 vjetëve të ndjekjes janë regjistruar 199 raste të karcinomës së ezofagut dhe 238 raste të karcinomës së stomakut. Historiku i sëmundjes parodontale është shoqëruar me një rrezik të shtuar prej 43% për karcinomë të ezofagut dhe 52%, për kancer të stomakut. Në krahasim me njerëzit pa humbje dhëmbësh, rreziqet e kancerit të ezofagut dhe stomakut për ata që kishin humbur dy ose më shumë dhëmbë ishin përkatësisht 42% dhe 33%. Për më tepër, mes individëve me historik të sëmundjes parodontale, njerëzit pa humbje dhëmbësh dhe ata me një ose më shumë humbje dhëmbësh kishin 59% më shumë rrezik për kancer të ezofagut, në krahasim me individët që nuk kishin histori të sëmundjes parodontale dhe të humbjes së dhëmbëve.

Në të njëjtin grup individësh, u regjistruan rritje me 50% dhe 68% respektivisht, për kancer të stomakut. Autorët sugjerojnë se në këtë lidhje mund të implikohen bakteret orale dhe se provat nga studime të tjera sugjerojnë që Tannerella forsythia dhe Porphyromonas gingivalis, patogjene të njohura që shkaktojnë periodontit, janë të lidhura me praninë ose rrezikun e kancerit të ezofagut. Një arsye tjetër e mundshme është se higjiena e dobët e gojës dhe sëmundja parodontale mund të favorizojnë formimin e nitrosaminave endogjene, tashmë të njohura si shkaku i kancerit.
"Do të duhen studime të mëtejshme perspektive që vlerësojnë direkt mikrobiomën orale, për të identifikuar bakteret specifike orale përgjegjëse për këtë lidhje", përfundojnë autorët.


Gut 2020. Doi: 10.1136/gutjnl-2020-321949
http://dx.doi.org/10.1136/gutjnl-2020-321949


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>