Mjekësi e përgjithshme

dhj72020

Covid-19 nuk ndikon në mënyrë thelbësore në funksionin e tiroides

Një numër i pafund studimesh janë kryer mbi Covid-19 gjatë muajve të fundit e megjithatë, efektet e kësaj patologjie virale në boshtin e tiroides mbeten të pasigurta. Studimet e fundit kanë qenë konfliktuale, pasi kanë raportuar si raste të tireotoksikozës, ashtu edhe të shtypjes së funksionit të tiroides.
Një grup studiuesish nga Kolegji Universitar dhe Kolegji Imperial në Londër, përmes një studimi vëzhgues vendosën të identifikojnë më në detaje efektet akute të Covid-19 në funksionin e tiroides dhe të përcaktojnë nëse këto efekte vazhdojnë pas shërimit nga sëmundja infektive. Autorët kanë përfshirë pacientë të rritur, të shtruar në Imperial College Healthcare Health Service Trust në Londër me Covid-19 të dyshuar midis 9 Marsit dhe 22 Prillit 2020, duke përjashtuar subjektet me sëmundje paraekzistuese të tiroides dhe pacientë që nuk kishin patur matje të tiroksinës së lirë (FT4) ose TSH-së. Nga 456 pacientë, 334 ishin prekur nga Covid-19 dhe 122, jo.

"Masat kryesore të rezultateve ishin matjet e TSH-së dhe FT4-trës në kohën e shtrimit dhe, nëse ishin në dispozicion, ato të kryera në vitin 2019 dhe gjatë ndjekjes së vazhdueshme të Covid-19". Shumica e pacientëve (86.6%) me Covid-19 paraqitën eutiroidizëm; asnjë nuk shfaqi tireotoksikozë. Sidoqoftë, këta subjekte kishin vlera më të ulëta të TSH-së dhe FT4-trës në shtrim sesa pacientët jo-Covid-19. Në pacientët me Covid-19 që kishin teste të funksionit të tiroides që nga viti 2019 (n = 185 për TSH dhe 104 për FT4), të dyja vlerat e TSH-së dhe FT4-trës u ulën gjatë shtrimit, në krahasim me matjen bazë.

Në një analizë gjithëpërfshirëse të pacientëve Covid-19 me matje të TSH-së gjatë ndjekjes, në shtrimin në spital dhe në bazë (n = 55), është vënë re që TSH-ja u kthye në gjendjen fillestare gjatë ndjekjes. "Shumica e pacientëve me Covid-19 paraqiten në eutiroidizëm. Ne vërejtëm ulje të lehtë të TSH-së dhe FT4-trës në përputhje me një sindromë të sëmundjes jo tiroide. Për më tepër, te të mbijetuarit e Covid-19, testet e funksionit të tiroides gjatë ndjekjes, u kthyen në vlerat fillestare", përfundojnë autorët.

 


Arturo Zenorini

J ClinEndocrinolMetab. 2020 Nov 12. [Epubahead of print] Doi: 10.1210/clinem/dgaa830.
https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/33180932/


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>