Mjekësi e përgjithshme

mar232021

Sëmundja pulmonare intersticiale post-Covid-19. Ja, si të reduktoni simptomat

Në një studim vëzhgues, studiuesit e Fondacionit Guy and Saint Thomas NHS, raportojnë se një përqindje e vogël pacientësh të shtruar në spital për Covid-19 paraqisnin sëmundje pulmonare intersticiale (ILD) inflamatore të vazhdueshme disa javë pas daljes dhe, përveç identifikimit të individëve më në rrezik, tregojnë se trajtimi konvencional me kortikosteroide është efektiv në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe reduktimin e simptomave.

Në studimin e botuar në "Annals of the American Thoracic Society", nga 837 pacientë të vlerësuar përmes telefonatave, 325 (39%) raportuan simptoma të vazhdueshme 4 javë pas daljes nga spitali. Sipas ekzaminimeve ambulatore të kryera 6 javë pas daljes, 138 (42%) nuk kishin shenja dhe simptoma të sëmundjes së vazhdueshme, 110 (33.8%) kishin simptoma, por jo rezultate  radiologjike dhe iu referuan departamenteve të tjera, ndërsa 77 (24%) iu referuan ekipit multidisiplinar të sëmundjes pulmonare post-Covid. Nga 59 të diagnostikuarit me ndryshim të vazhdueshëm intersticial post-Covid, 35 pacientë (4.8% e grupit) kishin pneumoni, nga të cilët 30 u trajtuan me kortikosteroide në dozën fillestare maksimale prej 0.5 m/kg prednizolon. Disa morën doza më të ulëta në varësi të sëmundjeve shoqëruese. Te pacientët e trajtuar, u vu re një rritje mesatare relative në faktorin transferues prej 31.6% dhe në kapacitetin jetësor të sforcuar prej 9.6%, së bashku me një përmirësim të konsiderueshëm radiologjik dhe simptomatik. Pacientët me ILD inflamatore ishin kryesisht meshkuj (71.5%), në mbipeshë (indeksi mesatar i masës trupore 28.3), por vetëm 26% ishin obezë, shumica me sëmundje bashkëshoqëruese (më të zakonshmet, diabeti dhe astma). Qëndrimi mesatar në spital ishte 19.9 ditë, 82.9% kishin nevojë për oksigjen, afërsisht 55% ishin pranuar në ICU dhe 46% kishin bërë ventilim mekanik invaziv.

Siç është vënë re nga Sachin Gupta (Sistemi Shëndetësor Alameda në Oakland), i papërfshirë në studim, më të prekshmit nga ILD-ja dhe pneumonia ishin më të sëmurët. "Në njëfarë mënyre, është qetësuese që nuk po i ndodh kujtdo; po u ndodh pacientëve që kanë pasur rrjedhën më të keqe dhe pjesa më e madhe e të cilëve janë shtruar në ICU", tha ai, duke shtuar se  identifikimi i hershëm i pacientit dhe fillimi i terapisë me steroide mund të shmangte dëmtimin dhe cikatricet pulmonare të vazhdueshme.


Ann Am Thorac Soc. 2021. Doi: 10.1513/AnnalsATS.202008-1002OC
https://doi.org/10.1513/AnnalsATS.202008-1002OC 


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>