Mjekësi e përgjithshme

mar292021

Sindroma multi-inflamatore sistemike dhe Sars-CoV2: Studimi italian konfirmon lidhjen

Sipas një studimi të promovuar nga Shoqata Italiane e Pediatrisë, sindroma sistematike multi-inflamatore (Mis-C) që ka karakteristika të ngjashme me sëmundjen Kavasaki, është e lidhur me coronavirusin. Janë tre elemente, ato që e tregojnë lidhjen. "Së pari, përqindja e pacientëve pozitivë për virusin ishte dukshëm më e lartë në popullatën me sindromë multi-inflamatore (75%) sesa në popullatën me sëmundje klasike Kavasaki (20%). Për më tepër, këto forma sistemike multi-inflamatore u grumbulluan përkohësisht rreth një muaj pas kulmit të epidemisë infektive, duke konfirmuar se ajo që pamë ishte një hiper-përgjigje inflamatore ndaj një shkaktari viral. Më tej, pacientët e vëzhguar ishin përqendruar kryesisht në Italinë Veriore, veçanërisht në Lombardi, Piemonte dhe Emilia Romania, rajone ku ka pasur më shumë raste të Covid-19", shpjegon Andrea Taddio.

Gjatë valës së parë të epidemisë (1 shkurt-31 maj), u regjistruan 149 raste mes fëmijëve (96 sëmundje klasike Kavsaki dhe 53 Mis-C); pa vdekje, megjithëse në një përqindje të vogël ka patur rezultate të largëta kardiologjike, por që nuk ishin të rëndësishme klinikisht. Janë shfaqur pesë karakteristika të Mis-C, krahasuar me formën klasike: mosha mesatare më e madhe (7 vjet), mundësia më e madhe që të ishte e nevojshme terapia intensive, të shfaqeshin simptoma atipike gastro-intestinale dhe pulmonare, të miokarditit ose insuficiencës kardiake dhe një nevojë më e madhe për mbështetje ventiluese. Ekzistojnë gjithashtu indekse më të larta të inflamacionit (PCR), shtim i enzimave kardiake (troponinë, Bnp), limfopeni, trombocitopeni dhe ferritinemi më e lartë. Shumica e fëmijëve me Mis-C u trajtuan me Ivig dhe steroide (disa përdorën frenuesin e IL-1).

Për Angelo Ravellin, format hiperinflamatore, janë në bazë të tyre sëmundje Kavasaki të deformuara dhe bëhen më agresive nga virusi jashtëzakonisht invaziv. "Kur ky virus me një ngarkesë të fortë virale prek subjekte me predispozitë të veçantë gjenetike, në një moshë që zakonisht nuk preket nga sëmundja Kavasaki, ai mund të shkaktojë forma shumë më agresive të cilat, për mendimin tim, janë ende pjesë e të njëjtit spektër klinik", deklaron ai. Fëmijët ishin të shëndetshëm, thekson Taddio, edhe pse nuk përjashtohet një predispozitë gjenetike. Grupi që u mor me këtë studim, ka krijuar një dokument që synon të ndihmojë pediatrit, pasi duket se koha e ndërhyrjes është thelbësore për të përcaktuar rezultatet. Aktualisht po raportohen raste të tjera, për të cilat studimi, i paraqitur në kongresin e jashtëzakonshëm dixhital të Shoqatës Italiane të Pediatrisë, do të rihapet.


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>