Mjekësi e përgjithshme

maj232023

Tonsilektomia. Një trajtim efektiv për të rriturit me dhimbje të përsëritura të fytit

Heqja e bajameve te të rriturit që vuajnë nga dhimbje të përsëritura dhe të forta të fytit ofron përfitime klinike dhe ekonomike, sipas një studimi të publikuar në "Lancet".

Tonsilektomia është përdorur gjerësisht për të përmirësuar cilësinë e jetës së pacientëve. Megjithatë, vitet e fundit, në Shërbimin Shëndetësor Kombëtar Britanik (NHS) janë kryer më pak tonsilektomi për pacientët e rritur.
"Tonsilektomia është etiketuar si një qasje me vlerë të kufizuar klinike për shkak të mungesës së studimeve që e mbështesin këtë ndërhyrje. Në 20 vitet e fundit numri i tonsilektomive të kryera në Britani është përgjysmuar, ndërsa hospitalizimet për shkak të bajameve të komplikuara janë dyfishuar. Ajo që ne kemi arritur të zbulojmë duhet të sigurojë mjekët se tonsilektomia është një trajtim efektiv për pacientët që vuajnë nga dhimbjet e përsëritura të fytit", thotë James O'Hara nga Universiteti i Newcastle dhe Newcastle Upon Tyne Hospitals NHS Foundation Trust, bashkautori i studimit.

Studiuesit përzgjodhën në mënyrë rastësore 500 pacientë, të cilët plotësonin udhëzuesin aktual kombëtar për ofrimin e tonsilektomisë, që do të thotë, shtatë episode të tonsilitit në një vit, pesë episode në vit për dy vjet rresht, ose tre episode për tre vjet, dhe i randomizuan ata për ti trajtuar me tonsilektomi të hershme ose qetësues kundër dhimbjeve dhe antibiotikë.

Pjesëmarrësit e provës klinike që iu nënshtruan operacionit kishin gjysmën e ditëve me dhimbje të fytit gjatë dy viteve të ardhshme, duke përfshirë dy javë dhimbje të fytit pas procedurës. Hulumtimet treguan gjithashtu se është më efektive për shërbimin shëndtësor t'u ofrojë pacientëve tonsilektominë sesa t'i trajtojë ata me metoda të tjera konvencionale.

Autorët theksojnë se edhe nëse tonsilektomia është efektive, pacientët duhet të peshojnë përfitimet e mundshme në reduktimin e dhimbjeve afatgjatë të fytit kundrejt 14 ditëve të dhimbjes pas ndërhyrjes. Ekziston gjithashtu rreziku që një në pesë pacientë të ketë gjakderdhje pas operacionit dhe disa mund të kenë nevojë të kthehen në spital.

"Nevojiten më shumë kërkime për të përmirësuar tonsilektominë, për ta bërë atë më pak të dhimbshme dhe për të zvogëluar rrezikun e gjakderdhjes", përfundojnë studiuesit.

 

Lancet 2023. Doi: 10.1016/S0140-6736(23)00519-6
http://doi.org/10.1016/S0140-6736(23)00519-6


Download Center

Principi e Pratica Clinica
Artikuj të shkëputur
shkoni në download >>
separa
Principi e Pratica Clinica
Urdhëra dhe Udhëzime
shkoni në download >>